Adriatik Llalla, zbulohet skandali i blerjes së shtëpisë në plazhin e Durrësit dhe hileja e rishitjes

14 Mars 2018, 18:17Politika TEMA

Adriatik Llalla vazhdo të të habisë me guximin e tij për të vendosur pasurinë sipas një skeme që ekspertët e fushës e cilësojnë tipike për pastrimin e parave të pista. Duke blerë lirë dhe duke rishitur ose duke e rivlerësuar pas shumë pak kohësh me një çmim shumë herë më të lartë se në fillim. E duke mbuluar në këtë mënyrë paratë e fituara me anë të korrupsionit në shpërdorim të detyrës, siç SHBA e kanë akuzuar kur ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Republikes.

Alpenews.al që ka gjithë dosjen e dokumentave të transaksioneve të dyshimta të Llallës, me anë të të cilave po punohet edhe për ngritjen e akuzave penale ndaj tij, po boton sot dokumentat dhe provat e një transaksioni tipik që përdoret për pastrimin e parave të pista.

Siç mund ta lexoni më poshtë kemi të bëjmë me një operacion të Llallës për blerjen fillimisht me letra të një shtëpie në plazhin e Durrësit me një çmim prej 2 milionë e 200 mijë lekësh. E për ta shitur vetëm pas dy javësh me një çmim disa herë më të lartë. Në përfundim të kësaj manovre me letra, Llalla rezulton se ka futur në xhep plot 50 mijë dollarë.

Kaq mjafton për të kuptuar se prapa çdo transaksioni të tillë, të cilat Llalla i ka me shumicë përgjatë viteve të fundit kur ishte Kryeprokuror i Republikës, fshihet një akt korruptiv siç thoshte SHBA, apo një mbyllje dosje për krimin, siç dëshmonte kundër tij një ish ministër drejtësie.

Më poshtë keni provat e këtij skandali dhe gjithkush mund të shikojë e gjykojë sesi është abuzuar me detyrat e larta shtetërore në Shqipëri, me qëllim pasurimi në mënyrë të paligjshme. Këta shembuj vërtetojnë jo vetëm akuzat e SHBA ndaj Llallës por krijojnë bindjen e plotë se nga dhe si rridhte pasuria e familjes së ish Kryeprokurorit e zhytur në luks të shfrenuar, me një standard jetese prej sheikësh dhe jo prej një zyrtari me rrogë shteti.

12 komente në “Adriatik Llalla, zbulohet skandali i blerjes së shtëpisë në plazhin e Durrësit dhe hileja e rishitjes”

  1. Tr says:

    TASHME PESHQIT E MEDHENJ PO ZBULOHEN, POR JANE ENDE TE LIRE , TE SHKOJNE KU TE DUAN , TE BEJNE CFARE TE DUAN . KJO ESHTE REFORME LESHI .

  2. mandakalli says:

    Monika duhet te vazhdoje protestat per rikthimin e Llalles ne detyre.

  3. Nje durrsak says:

    z.Baze, jeni keq per lajme qe cdo jave perserisni te njejtin?

  4. Milan says:

    Cfar prisni,shkoni e mberthejeni pisin e sali karaxhixhit futeni Brenda dhe i hidhni celsat ne det

  5. Kozmo says:

    LLALLA DUHET TE SHKOJ TE PROTESTOJ TEK TRAMP, PER AKUZEN E RENDE QE I ESHTE BERE .

  6. Guri says:

    ÇIZMJA , KU JE??
    LLALLA KA NEVOJ PËR TY!!
    HARROVE KUR TË NDIHMOI PËR BLLOKUN?!?
    KËSHTU LIHEN NË BALTË ALEATËT???

  7. sapa says:

    Tregohen vjedhjet ne media dhe nuk ndodh asgje!Kurre ne historine e saj nuk ka qene ky vend pa shtet si tani!Parajse e krimineleve kjo Shqiperia!Kjo tregon se cfare permasash ka vjedhja dhe krimi ne shqiperi!

  8. Tony says:

    Ja fusni kot! sejcili ka te drejte te blej dhe te shese. Pse kerkoni ta vini para pergjegsise sepse nuk futi akend ne burg.?

  9. Bledi says:

    Cfare pozicioni ka marre tek kjo foto.
    Ky eshte fytyra e politikanit Shqiptar
    MAFIOZ PORDHAC I PATREMBUR NGA LIGJI

  10. Muli says:

    Tony, ke shumë të drejtë kur thua se gjithkush mund të blejë dhe të shesë, por jo kryeprokurori kur është në detyrë, të blejë dhe ta shesë brenda 2 javësh një objekt ku fiton minimumi 50 mijë dollarë.

  11. Xha Spiroja says:

    Shikojeni foton, si është katandisur i shkreti? Si i pandehur, pret ti vihen në gjoks dhe numurin i 20122017. Mos i bini në qafë se e kishte nga halli. Po mos ti merrte paratë e krimit duhet të linte miqësinë e Salushit, Lulushin dhe çizmet e florinjta. Nga komentuesit kush del të thotë që nuk dua para as pasuri, por dua vetëm moral? Morali vdiq që kur doli në skenë “rrumpalla”. E mbani mend apo jo. Sa shpejt e harroni more? A ju kujtohet kur u mbrojt duke thënë se kryeprokurori “veproi drejt” dhe ata matanë oqeanit ulën “kokën” se u erdhi “turp” që nuk e dinin që prokurori i shtetit nuk kishte faj. Ja, jemi na shqipot që kur deti bëhet kos, lyejmë edhe menderen. (Deti kos-nënkuptoni vjedhje korrupsionin në masë të gjërë- vertikalisht dhe horizontalisht).
    Xha Spiroja

  12. cezari says:

    Llalles as nuk ja ndjen fare,sepse faktet dhe bemat e Llalles jane bere me ortake si me Meten e moniken e te tj. Le te shkoje prokuroria nje vizite ne Lalez,dhe te shofi se kush ka blere detin e token dhe dalin vete te korruptuarit. Llalla ka ne mbrojtje Meten ,e keni degjuar se;Çudia me e madhe zgjat tre dite,keshtu dhe Llalla po shullohet ne gjermani dhe ketu i dalin pronat,po nuk ju sekuestruan dhe te shkoje para drejtesise eshte e kote,nuk ja ndjen Llalles aq sa ja ndjeu Gjinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje