Ministrja Gjonaj shpërndan certifikata pronësie në hipotekën e Peqinit: Koha e zvarritjeve për qëllime korruptive ka përfunduar, denonconi

14 Mars 2018, 16:41Politika TEMA
Ministrja Gjonaj shpërndan certifikata pronësie në hipotekën

Disa qytetarë të cilët kishin aplikuar prej kohësh, por ende nuk e kishin marrë certifikatën e pronësisë për shkak të zvarritjeve të ndryshme, kanë pasur rastin t’i marrin këto certifikata nga dora e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Gjatë një inspektimi që ka zhvilluar në Zyrën e Vendore të Regjistrimit të pasurive në Peqin, ministrja Gjonaj është takuar me qytetarë të ndryshëm të cilët i kanë paraqitur asaj vlerësimet për punën e administratës aktuale të kësaj zyre, por edhe problemet e grumbulluara ndër vite, ku në mjaft raste qytetarët janë sorollatur dhe dosjet e tyre jane mbajtur të bllokuara pa asnjë arsye.

Ministrja e Drejtësisë ndërsa i ka siguruar qytetarët se koha e zvarritjeve burokratike për qëllime korruptive ka përfunduar, i ka ftuar ata që të denoncojnë në të gjitha kanalet e komunikimit të qeverisë çdo rast abuzimi që do të vërejnë nga ana e nëpunësve të ZVRPP.

Në takimin me punonjësit e kësaj zyre Ministrja Gjonaj është njohur nga afër me problematikat e punës dhe ka dhënë orientime të qarta për të ulur kohëzgjatjen e trajtimit të dosjeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Ajo ka theksuar se duhet rikuperuar koha e humbur dhe duhet bërë më shumë në trajtimin e dosjeve që kanë mbetur të bllokuara për kohë të caktuara. Me pas ministrja ka përfituar nga rasti për t’u dhënë certifikatat disa qytetarëve, të cilët kishin aplikuar prej kohësh, por praktkat e tyre kishin mbetur pa përgjigje.

Ministrja u shpreh e vendosur për të mos toleruar më asnjë shkelje të afateve ligjore nga çdo punonjës i ZVRPP, jo vetëm në Peqin, por në të gjithë vendin.(TemA)

3 komente në “Ministrja Gjonaj shpërndan certifikata pronësie në hipotekën e Peqinit: Koha e zvarritjeve për qëllime korruptive ka përfunduar, denonconi”

  1. Kuq e zi says:

    Fakti qe ministri jep nje certifikate pronsie kur ne perendim keta akte kryhen o ne komune ose ne noteri tregon se zvarritja nuk vazhdon nga korrupsioni por sepse po perdoret si propagande politike
    Me lind nje pyetje padashje
    Meqe ministrja po ben nenpunsin e hipotekes po ministrin kush po e ben?
    Po beheni qesharake me titujt e pronsise si berisha qe nuk linte cerdhe pa inaguruar
    Nje qeveri qe mendon te coje shqiperine ne be nuk harxhon kaq shume kohe per gjera elementare

  2. Spartaku says:

    Zonja ministre! Ktheni dhe nje here syte nga zyra e regjistrimit Fier,si dhe nga gjykata e Fierit,ku burokracia dhe keq interpretimi i ligjeve behet keq.Behen vendime gjyqesore nga gjyqetari sipas qejfit te gjyqetarit.Edhw nw gjykaten administrative Vlore qe per shpalljen e nje vendimi duhen tre deri ne kater muaj.

  3. Albi says:

    Cfare afatesh ?!.Ne Vlore per te mos lene gjurme ne sistem i kryejne veprimet ne sfat dhe ky drejtori i rini mban mbi tavoline deri sa ti gjejne marifetin pa ti firmose e tia postojne te interesuarit .Keta punonjesit e hipotekave sikur i trajnojne si te zhvasin ,kete mesojn ne krye te heres .Zyra korupsioni qe duhen mbyllur Jepeni me koncesion regjistrimin dhe kalojani notereve procedurat e vjeljes se taksave dhe cdo praktike qe lidhet me pronat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje