Tema më e nxehtë politike e ditëve të fundit në Shqipëri është financimi me firmën e Lulzim Bashës në një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin Amerikan.
Basha vetë po përpiqet ta kalojë në heshtje duke mohuar gjithçka, por sa herë flet thotë diçka ndryshe dhe përpiqet pa dashje të fshehë atë që nuk mundet ta bëjë.
Socialistët nga ana e tyre janë gati ta shpëtojnë Bashën, duke u përpjekur të çojnë vëmendjen tek një financim i mundshëm rus, në mbështetje të destabilitetit të vendit, kur në fakt ajo që do ndjekur është burimi i parave.
Nuk mund të akuzohet Lulzim Basha që janë para ruse, se ka gjetur një kompani guackë për të çuar lekët në SHBA. Paratë Luli mund ti ketë dhënë nga xhepi, mund ti kenë dhënë rusët, mund ti kenë dhënë donatorë, por sot ka vetëm një provë, 150 mijë dollar janë paguar në SHBA nga një kompani ruse, për të mbështetur Lulzim Bashën.
Në muajin nëntor të vitit të shkuar, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.
Rreth dy javë pas publikimit të këtij denoncimi është publikuar një foto e Lulzim Bashës. Në media dhe nga politika u raportua se kreu i PD-së po udhëtonte drejt Edinburgut, kryeqytetit të Skocisë.
Pak ditë më parë, revista investigative amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA. (foto 3)
Denoncimi u publikua edhe të Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollar për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.
Lulzim Basha në emisionin Opinion deklaroi se nuk e njihte kompanine Binniata, por kontrata e firmosur prej tij e ka të shkruar emrin e Binniata-s dhe të deklaruar nga kompania Muzin.
Binniata është një kompani, e cila sipas Mother Jones ka dy pronarë rus dhe qendrën e ka në Edinburg, aty ku Basha shkoi në dhjetor. Disa javë pas publikimit të skandalit nga BIRN, Basha ka shkuar në Edinburg për Binniaten?
Kësaj pyetje duhet ti përgjigjet kreu i PD-së, i cili duhet të sqarojë së pari një gënjeshtër që bëri publikisht kur tha se nuk e njihte Binniaten.
Së dyti, kreu i PD-së duhet të tregojë nëse ka qënë në Edinburg dhe pse?
Së treti, Basha duhet të na thotë kush i ka paguar 150 mijë dollarët, kompania ruse apo dikush tjetër?
Kush është pronari i 150 mijë dollarëve, që ka paguar Binniata?
Kjo pyetje ka rëndësi sepse shpjegon akuzën ruse nga socialistët dhe zbardh të vertetën e burimit të financimit dhe të gjitha hijet e akuzave që Luli po kërkon ti kalojë në heshtje.
Biniata e ka qendrën në Edinburg, këtë e thotë denoncimi i Mother Jones. Kompania Muzin deklaron se ka marrë nga Binniata 150 mijë dollar për ti dhënë mbështetje Partisë Demokratike.
Fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Trump është e provuar, deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania Muzin janë të provuara, pagesat e Binniata tek Muzin, të konfirmuara.
Ajo që ka ngelur për tu sqaruar është burimi i 150 mijë dollarëve, të dhëna nga Binniata dhe lidhja e Lulzim Bashës me këtë kompani.
Një pikëpyetje e madhe për Bashën është edhe fotoja që ne po publikojmë dhe që mediat e kanë raportuar në dhjetor, një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku “rastësisht” sipas Mother Jones, Zërit të Amerikës dhe New York Times i ka zyrat Binniata me dy pronarë rus.
Dritë-hijet thellohen. Sa më thellë të analizohet, aq më shumë detaje dalin. Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtje dhe qëndrime kontradiktore të vetë Lulzim Bashës.
E nëse Rama kërkon ta shpëtojë Bashën me dekonspiracionin rus, burimi i të ardhurave dhe ndjekja e tyre nuk e shpëton dot Lulzim Bashën, ashtu si nuk shpëtoi dot Bilalin e Edi Ramës.
Basha ka para të dyshimta të paguara në mbështetje të tij, kurse Bilali për gënjeshtrën që bëri u dënua nga drejtësia amerikane.
Në rastin e Ramës, lekët i pagoi Bilali, përgjegjësitë dhe kostot i pagoi sërish Bilali. Ndërsa në rastin e Lulit, lekët i ka paguar një kompani guackë, që ka pronarë rus, përgjegjësinë dhe kostot i ka vetëm Lulzim Basha./CNA.al
Jo,idiot gazetar,
nese ne rastin e Rames leket i pagoi Bilali dhe pergjegjesia bie mbi Bilalin….edhe ne rastin e Lulit leket i paguan nje kompani Guacke dhe pergjegjesia bie mbi Pritesin(Muzin ) . Ose duhet te gjendet nje firme e Lulit per dergimin e lekeve nga Skocia ne US(Muzin) meqe kompania nisese pergjigjet perpara ligjit skocez….Ne skoci nk ka proces te hapur per Lul Bashen, as ne US,. Ne Shqiperi nese do hapet duhet te provohet qe Lul Basha apo PD ka perdorue keto para te padeklaruara si financim.Cdo kosto tjeter eshte morale(sic eshte deshira e shprehur e Rames per tu takuar me Putin. Lol.Rama dhe Steven Segal do t’a takoje Putinin).
Ju beni palo analize , te njeaneshme .
nuk jep njeri pare kot o albi
1) ose ruset kane paguar per destabilizim,
2) ose basha ka aq sh pare sa ti kete paguar vete..
ngado qe ta shikosh kete transferte vie ere korrupsion
BASHA ADOLESHENT MASHTRUS DHE Genjeshtar I MATH
Po mire mer pallosh kur cdo gje eshte kaq e thjeshte pse Lulka e mohon njohjen e kesaj kompanie.Dmth sipas lligjikes tende kjo kompani si bamirese qe eshte paguajti per Lulken keshtu kot per qejf.Para fushates duhet te deklarohen te ardhurat dhe burimi tyre.Pastaj kur thua kosto morale per nje kriminel,hajdut dhe mashtrues si Lulka duhet te kesh disa derrasa mangut.Rama po ben çeshte e mundur ta mbroje Lulushen se jane te te njejtit brume.E mbron sot qe Lulka ta mbroj neser .
undefined
Edhe ti je i një anshëm Albi, pse duhet të jetë si thua ti!??
Ngjan pak me historine e Al Kapones
Pas zullumeve te tmereshme vrasjeve dhe grabitjeve te panumurta e hengri per mospagim taksash
Edhe ky koqja pas Rruges kombit, pas 21 janarit, pas historise me detin per te cilat i kishte hak 100 vjet burg dhe shpetoi me breke neper kembe, tani do ta haje per 150000 $ qe ky i harxhon per kafe.
Keni turp apo s’keni, talleni me lexuesit e qytetaret shqiptare duke postuar foto te rreme, te paverteta, fake photo. Ajo foto ku ka dale Luli me b/shorten (Foto 3) eshte foto ne trenat e metrose, ose underground, ose sic quhet ndryshe ne Angli, TUBE, e nuk eshte foto ne trenin qe shkon ne Skoci. Mero Baze dhe djali i tij e dijne shume mire se cfare treni eshte ai ku kane dale foto, pasi djali i Meros ka studiuar ne Londer, dhe e njeh metrone. Mero krenohet shume me djalin, per diplomimin e tij ne Londer, se me cfare parash ka studiuar ai eshte pikepyetje e madhe, prandaj duhet Vetting edhe ne media, por harron se ka shume shqiptare qe e dine shume mire, se ai universitet ku eshte diplomuar djali i Meros eshte rankuar i 115, nder 120 universitete te rankuara, e keni ne internet, keshtu qe nuk eshte i ndonje cilesie, te thuash si ish-Universiteti Kristal. Ndersa tani Mero i ben fresk qeveriut dhe Lali lekut qe i ka punesuar djalin si dhe ndrikulles Nikolla qe i jep bursa, sic i bente dikur Birishes, me leket e te cilit coi djalin per studime. Po sa per trenin, ne cilin tren keni pare qe udhetaret te ulen me kurriz nga dritarja, pervec se ne trenat e metrose? Kjo qe po them nuk eshte se po i dal ne mbrotje Lulit, pasi sa per Lulin ai duhet te largohet nga drejtimi i PD-se, qe ti hape rruge nje fryme te re opozitare ne Shqiperi. Flisni dhe tregoni te verteten, se po luani me fatet e nje populli, pjese e te cilit jeni edhe ju, familja juaj e femijet tuaj. Mos u kenaqni duke menduar se jeni mire, keni te ardhura te mira, se kot nuk kane thene te vjetrit, cfare sjell dita nuk sjell moti, sot mund te jesh ne maje, por neser mund te rrezohesh e te thyesh koken, prandaj mos u kenaqni me ato para qe merrni nga grupe te ndyrshme interesi por flisni te verteten. Bejeni per veten, per familjet e femijet tuaj.