E veja e Litvinenkos: Masat britanike pas helmimit, të pamjaftueshme

15 Mars 2018, 20:55Bota TEMA

Një nga reagimet ndaj përgjigjes së Britanisë ndaj sulmit me agjent nervor kundër një agjenti të dyfishtë në jug të vendit, erdhi nga Marina Litvinenko, e veja e disidentit rus të vrarë në Londër, Alexander Litvinenko. Ajo thotë se masat nuk janë aq të forta sa ç’duhet dhe se figura të larta të Kremlinit duhet të goditen me sanksione.

Alexander Litvinenko, një ish agjent i KGB-së, u vra në Londër në vitin 2006, me lëndën radioaktive polonium. Marina Litvinenko tha se megjithëse masat e deklaruara janë më të rrepta sesa ato që u morën pas helmimit të burrit të saj, ato nuk janë të mjaftueshme.

“Reagimi i Theresa May-t ishte shumë më i shpejtë dhe më direkt sesa në rastin e tim shoqi. Është një numër më i madh diplomatësh rusë që por dëbohet nga Britania, krahasuar me rastin e burrit tim. Mesa me kujtohet ishte katër atëherë dhe tani është 23. Dhe jam i sigurt që mes tyre ka persona nga shërbimet e sigurisë, por nuk do të thotë që je krejtësisht i sigurt. Duhet të bëhet më shumë”.

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson është një nga ata që e ka lidhur rastin e helmimit të Sergei Skripalit me atë të Litvinenkos, një kritik i rreptë i Presidentit rus, Vladimir Putin.

Një hetim publik në vitin 2016, arriti në përfundimin se vrasja e Litvinenkos u krye nga dy rusë, një prej të cilëve një ish-truprojë e KGB-së që u bë anëtar i parlamentit rus, si pjesë e një operacioni ndoshta i urdhëruar nga Putini, akuza që Moska i hedh poshtë.

Zonja Litvinenko tha se Britania duhet të shqyrtojë mundësinë e sanksioneve më të gjera dhe të shumta, përtej atyre në Ligjin Magnitsky që impononte ndalime vizash dhe ngritje asetesh ndaj zyrtarëve rusë.

Zonja Litvinenko, tërhoqi vëmendjen edhe për taktikat që përdor Putini në Rusi, përfshirë median propagandistike.

“Është një taktikë që Putini e përdor për të mbrojtur veten nga qytetarët e tij, për të treguar se është perëndimi që do që Rusia të jetë e dobët, është perëndimi që është kundër nesh, kundër Rusisë, por nuk është e vërtetë”, tha ajo.

“Sigurisht që njerëzit ndjehen shumë të pasigurt dhe çështja është nëse Britania është në gjendje të garantojë siguri apo do të mbyllë sytë sepse rusët kanë para dhe Britania i ka pranuar këto para pa mëdyshje”.

Ajo tha se disdentë të tjerë rusë që jetojnë në Britani, ende nuk ndjeheshin të sigurt dhe se është e vështirë të mos ta shohësh me dyshim vdekjen në Londër të një kritiku tjetër të Putinit, 68 vjeçarit, Nikolai Glushkov.

Policia kundër terrorizmit po heton tani vdekjen e tiJ, megjithëse tha se nuk duket të ishte e lidhur me sulmin ndaj Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia, 33 vjeç. Zonja Litvinenko tha se është vështirë të pranosh se vdekja e Glushkovit, ishte për pasoja natyrale.

1 komente në “E veja e Litvinenkos: Masat britanike pas helmimit, të pamjaftueshme”

  1. jon says:

    Eshte fatkeqesi e madhe qe propaganda ka arritur deri aty sa te diskretitoje edhe sistemin ligjor te Anglise. Ne te 2 vrasjet me gaz kimik cili eshte konkluzioni i policise? Ska konkluzion. Cili eshte motivi? Ska motiv. Por kejo si ndalon politikanet e korruptuar qe diten e pare dhe pa bere asnje analize per vrasjen te thone se eshte e ka drejtuar me siguri Rusia dhe vete Putin. C’fare injorance. Pra akuzojne pa fakte. Dhe me keq akoma i akuzuari (Rusia) duhet ta pranoje me ultimatum 24 oresh. Ne sistemin angles te drejtesise kurr i akuzuare duhet te vertetoje pafajesine. Eshte e kunderta ai qe akuzon( Anglia) duhet te vertetoje akuzat. Po faktet historike? Te njetet politikane ne Angli dhe USA bertisnin se Sadami ka arme Kimike dhe vajten ne lufte dhe sgjeten asnje gram gaz kimik ne Irak. Ne artikullin e djeshem ne kete gazete Gjenerali amerikan Votel thote se Asadi ne Siri e ka fituar me kohe lufte por kejo si ndalon perseri politikanet e korruptuar ne Angli te akuzojne Asadin per perdorim te armeve komike. Pra cfare motivi ka Asdadi apo Putin te perdorin arme kimike? Zero motive. Thjeshte qenjeshtera per turrmen. Elita ne perendim ka humbur iniciativen dhe populli po zgjohet. Genjeshterat , lajmet e rreme etj jane te vetmet metoda qe u kane mbetur. Por Anglia ka shprese sepse nje udheheqes inteligjent dhe patiot do marri pushtetin pas zionistes May. Jeremy Corbyn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje