Pasi Anatoly Sochak humbi garën për kreun e Shën Petërburgut, Vladimir Putin refuzoi një punë në administratën e qytetit.
Ishte viti 1996 dhe Putin mori në konsideratë idenë për të filluar punë si taksist. Kështu ka rrëfyer vetë presidenti rus në një intervistë të fundit.
Sobchak ka qenë i pari dhe i vetmi kryetar bashkie i Shën Petërburgut.
Në zgjedhjet e vitit 1996, ai nuk e mori mbështetjen e qytetarëve për postin e qytetarit të parë, post që u riemërtua guvernator.
Putin ishte në atë kohë krahu i djathtë i Sobchak-ut dhe e pa humbjen pjesërisht si dështim të vetin.
“Një fushatë intensive dhe hileqare u lançua kundër tij.
Një fushatë plot me shpifje”, thotë Putin në një intervistë me regjisorin Andrey Kondrashov, dokumentari i të cilit për presidentin rus po transmetohet me pjesë.
Administrata e Shën Petërsburgut i ofroi Putinit një punë në atë kohë, por ai e refuzoi.
“Do të preferoja të më qëllonte një skuadër pushkatimi për besnikëri, sesa të më varnin për tradhti”, thotë Putin në lidhje me këtë fakt.
Ky moment u duk sikur e dëmtoi perspektivën e karrierës së Putinit.
“Nuk kisha shumë zgjedhje. Çfarë mund të bëja tjetër ?
Nuk kisha ku të gjeja një punë.
Të flas sinqerisht, mendova të punoj si taksist part time apo diçka e tillë.
Nuk kisha zgjedhje tjetër.
Kisha dy fëmijë të vegjël për të rritur”, tregon Putin.
Por pak kohë më vonë ai mori një ftesë për t’u zhvendosur në Moskë dhe për të punuar në administratën e presidentin Boris Yeltcin.
Putin flet me mirënjohje për Pavel Borodin, shefi i stafit të presidentit Yeltsin në atë kohë.
Përgatiti: Gazmira Sokoli