Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, “Sueddeutsche Zeitung”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Forumit vjetor të arkitektëve dhe urbanistëve gjermanë, i cili u organizua nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe qyteti i Mynihut, ku kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve 3 vitet e fundit.
Gazeta gjermane ndalet tek transformimi i qendrës së Tiranës dhe për nismën e Pyllit Orbital, duke përmendur edhe zbukurimin e fasadave dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Gazeta shkruan se më në fund një politikan foli me vizion kurajoz, që i ka dhënë arkitekturës edhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese.
“Në fakt, temës komplekse të Samitit iu rikthye humori vetëm kur Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës, shpjegoi se si u transformua qendra e rrënuar e qytetit. Makinat jashtë qendrës. Një brez i gjelbër orbital po e rrethon. Zbukurimi i fasadave. Pjesëmarrje qytetare! Disa gjëra mund të kenë ngjyra të bukura, por më në fund një politikan foli me një vizion kurajoz që i ka dhënë arkitekturës dhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese”, shkruan gazeta gjermane.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar para pak ditësh në Forumin vjetor për Qytetet dhe Ardhmërinë, ku Tirana ishte përzgjedhur si model i zhvillimit urban dhe arkitektonik të qyteteve të së ardhmes. Në këtë Forum, kryebashkiaku Veliaj prezantoi transformimin që ka pësuar Tirana këto tre vite dhe projektet strategjike.
Kazani (Gjerman) po vlerson nje njeri super te koruptuar qe po mundet te Bathorizoj kete qytet te mrekullushem nen urdhrat e atyre qe e filluan!!!
BRAVO I QOFTE DHE I LUMTE KA ULUR KOKEN DHE PUNON. PO PSE U DESH TE SHKRUANTE NJE GAZETE GJERMANE DHE JO GAZETARET TANE. PERSE NE DIME VEC TE SULMOJME TE SHAJME KEMI ZILI BEJME INTRIGA DUAM TE DUKEMI KREKOSEMI SPIUNOJME CPIFIM NGA GJERAT ME APSURDE VETEM E VETEM PSE AI PUNON PER TE MIREN E VENDIT. KY PERSON DUHET TE BEHET SHEMBULL NE TIRANE E SHQIPERI PER TE GJITHE MBI TE GJITHA PER DEPUTET E OPOZITES QE SHAJNE E SHFRYJNE NGA GJERAT ME APSURDE PER TE KEQEN E VENDIT. MAGARI TE KISHIM DHE NJA DHJETE SY KY ERIONI JONE I DASHUR QE PUNON PER TE MIREQENIEN E TIRANES DHE ZBUKURIMIN E SAJ. PRANDAJ LERINI LLAFET DHE SHTROJUNI PUNES ASHTU SIC PUNON AI ESHTE VERTET PER TU ADMIRUAR. I LUMTE BRAVO SHEMBULL PER TE GJITHE.