Lushnja mund të quhet skuadra e parë që ka prekur Kategorinë e Parë, në këtë sezon që verdiktet përfundimtare janë shumë të vështira për t’u parashikuar.
Megjithatë në bazë të rezultateve deri në javën e 25-të të Superiores, rrëzimi i Lushnjes drejt Kategorisë së Parë edhe nga matematika, duket vetëm çështje kohe.
Tifozët e Lushnjes nëpërmjet një reagimi, kanë bërë bilancin për ekipin e tyre, duke u shprehur se u ishte premtuar për Europën, por gjërat kanë ndryshuar rrjedhën e tyre.
Reagimi i plotë:
Lushnja 1-0 Bylis , cuditerisht ne vitin e zgjedhjeve sic ndodh rendomte rikthehemi ne Superlige , pas kesaj ndeshje fillon e gjithe historia e mashtrimeve dhe premtimeve boshe , me pak fjal fillon tallja me ndjenjat e nje qyteti qe jeten ja ka dedikuar futbollit .Per ta nisur nga fillimi , u premtua restaurimi I stadiumit ,afrime cilesore dhe disa njerez qe nuk lidhje me kete kete sport deklaruan se kjo Lushnje do luftonte per Europe . Leket e stadiumit shkuan ne drejtim te paditur , as stola nuk u vune , as rrethim I ri , e lyen me gelqere qe tifozet te ulen ne beton sepse atyre nuk u interesojn stolat kur nuk vin ndonjere ne stadium .
Me keto lek qe shkuan ne drejtim te paditur nuk u be as merkato , morem lojtar skarco qe ekipe te tjera nuk I mbajn as ne stolin e rezervave . E nisim sezonin jo per lufte ne Europe por te groposur ne fundin e tabeles , me nje ekip te shemtuar dhe individ qe e perdoren ekipin per interesa personale . Nderojm trajner dhe ekipin e mer Hysen Dedja me shpresen se do te kishte nje mbeshtetje dhe ky ekip do luftonte si burrat per most e rene ne kategori me poshte . Erdhi merkato e Janarit serish me paturpesin me te madhe u premtuan afrime lojtar cilesor Suedez , Afrikan dhe nga superliga , jo vetem qe nuk u afruan lojtar , por edhe trajnerin e larguan me gjeste te turpshme individe qe nuk I interesonte lufta e ketij ekipi per qendrimin ne superlige dhe deshira e madhe qe z.Hysen kishte per te luajtur futboll te paster , i interesonte qe klani I forte I krijuar ne ekip te mos shperbehej , dhe cuditerisht ky klan eshte aq I forte sa ka edhe mbeshtetjen e kryesise .
Lushnja nuk mund te behet strehim per njerez qe kan mbaruar pun me kte profesion e per futbollista skarco qe na bejne gjeste e perralla . Ne kte faze te sezonit po degjenerohemi ndeshje pas ndeshje , situate ka degraduar dhe nuk ka nje person qe te mbaj pergjesi per kete njolle te madhe qe po I behet kesaj fanelle qe ka mar malli te lahet me djerse dhe gjak dhe jo me futbolliste qe shetisin sa per te mbaruar ndeshjen dhe mbi te gjitha nuk ka asnje qe mban pergjegjesi per tifozet qe sakrifikojn dhe jetojn per keto ngjyra ! Ne kerkojme te punohet per nje ekip te qendrueshem dhe serioz per te ardhmen , ti jepet perparesi djemve te rinj.
Kush pergjigjet per deshtimet ne merkato?
Kush pergjigjet per boshatisjen e stadiumit?
Kush pergjigjet per kete turperim qe po I behet fanelles?
Te gjitha ketyre pyetjeve duhet ti jepni pergjigje me seriozitet!
Shpetimi I vetem I gjithe kesaj situate te turpshme , I largimit te fytyrave qe e kan mar peng ekipin , eshte Privatizimi I ekipit sa me shpejte te jet e mundur , dhe ne nuk do dorezohemi deri ne realizimin e objektivit !