Ish trajneri i korçarëve, Muça: UEFA do e dënojë Skënderbeun

14 Mars 2018, 23:48Sport TEMA

Ish-trajneri i skuadres se Skënderbeut, Shkëlqim Muça ka dhene opinionin e tij ne lidhje me dosjen e UEFA-s per klubin korçar.

Trajneri i mirenjohur i ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, deklaroi se Skenderbeu do te denohet nga UEFA.

Stafi dhe lojtarët e Skënderbeut bëjnë maksimumin për të marrë tri pikët në çdo ndeshje në kampionat. Më pas, se çfarë vjen, nuk është në dorën e tyre. Skënderbeu pothuajse e ka fituar titullin.

Për sa i përket hetimit nga UEFA, unë mendoj se Skënderbeu do të dënohet. Shpresojmë që të mos ketë dënim të rëndë.

Është një dosje e madhe në dëm të Skënderbeut, ndaj dënimi është i pashmangshëm”, deklaroi Shkelqim Muça.(TemA)

1 komente në “Ish trajneri i korçarëve, Muça: UEFA do e dënojë Skënderbeun”

  1. Sebaste says:

    Se do denohet e di edhe bufi. Po a thua kush del i dyti ne kampionat sivjet do te luaje ne Champions? Kete na thuaj Cimo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje