Luftëtari-Kukësi/ Lika: I kam thënë ekipit që jemi për Europë; Pakult: E pakuptueshme ajo që ndodhi në pjesën e dytë

14 Mars 2018, 16:35Sport TEMA

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, u shfaq mjaft i kënaqur pas fitores së arritur me Kukësin, ku u shpreh se skuadra arriti që të bëjë një performancë mjaft të mirë.

Ai tregoi se para dy ditësh i kishte thënë ekipit se janë të denjë për të marrë pjesë në Europë, ndërsa këtë fitore ja dedikojë tifozave të Luftëtarit.

“Sot i kishim të dyja, si lojën, ashtu edhe pikët. Pësuam një gol dhe arritëm të reagonim dhe të shënonim dy gola. Humbëm disa raste të tjera për ta mbyllur ndeshjen, ashtu si dhe Kukësi kishte rastet e veta dhe mund të na ndëshkonte.

Të gjithë bashkë ia kemi arritur qëllimit të vijmë në këtë situatë. Kam një dedikim sot për “Shqiponjat bluzi”, sepse sot ishin më të organizuar se më parë. Na kanë mbështetur dhe në momentet më të vështira dhe ne kemi dhënë maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje. Me këto rezultate mund të quhemi deri diku të qetë.

Vetëm përpara dy ditësh i kam thënë skuadrës: ne jemi për Kupat e Europës. Kam parë që skuadra është rritur dhe mund ta arrijë këtë objektiv.

Minga? Ne bëmë disa ndryshime. Mingën e vendosëm në të djahtë dhe nuk po shkonte si duhet. Kaluam Abazajn në vendin e tij dhe kaluam Mingën përpara, duke e alternuar me Rrocën. E dinim që kundërshtari do të na qëndronte i mbyllur, kur ne kishim topin. Ishte për anën taktike, për të qenë më të organizuar për përballimin e lojës.

Abazaj mund të superojë çdo lojtar me veprimet sulmuese, sepse është shumë i shpejtë. Në disa raste na mungoi pasimi i duhur.  Ngjyrat? Më pëlqejnë ato ngjyra që arrijmë të kemi sukses.

Ruçi dhe Beqiri nuk kishin një gjendje të mirë psiko-fizike, ndaj dhe bëmë ato zgjedhje”, deklaroi Lika.

Ndërsa trajneri i Kukësit, Peter Pakul, tha:

Është e vërtetë që në pjesën e dytë ne 20 minutat e para ishte një ekip tjetër. Është fakt që në pjesën e parë, që barazuam, ekipi ishte ‘ok’, ekipi dhe ndeshja. Por ajo që ndodhi në pjesën e dytë, për mua është aktualisht e pakuptueshme.

Pjesën e parë ishim më tepër të vendosur në fushë, në pjesën e dytë i dhamë shumë hapësira Luftëtarit dhe më shumë mundësi shënimi. E përsëris që është e pakuptueshme ajo që ndodhi në pjesën e dytë. Gabimet e shumta që bëmë në pjesën e dytë, sidomos pasimet, u dhamë krahë kundërshtarëve dhe ai ishte problemi kryesor i asaj që ndodhi.

Jam i mendimit që ka shumë ekipe në futboll që nuk e mbajnë ritmin në 90 minuta. Çdo javë shohim kampionate të ndryshme është e rrallë që një ekip të mbajë të njëjtin ritëm gjatë gjithë kohës.

Jam i mendimit që ato 35-40 minuta e para e lejuam kundërshtarin të luante nga mbrapa, i pritëm. Nuk kishte raste në pjesën e parë Luftëtari, se deri te goli i bllokuam, në pjesën e dytë ekipi nuk bëri atë që kërkoja unë, u ndëshkua në pjesën e dytë. Unë jam trajner, nuk jam asnjëherë i kënaqur sidomos pas një rezultati të tillë. Nuk bëmë atë që duhet dhe për këtë na ndëshkoi kundërshtari”, tha Pakult.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje