Manchester United-Sevillia është sfida kryesore e mbrëmjes së sotme për fazën e 1/16 të kompeticionit të “Uefa Champions League” që do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”.
“Djajtë e kuq” janë më favoritë për të kaluar në fazën çerekfinale pasi sfida e parë e luajtur në Spanjë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Megjithatë, dhe Sevillia do të synojë kualifikimin ku kujtojmë që në takimin e parë ishte skuadra që dominoi ndeshjen por që nuk arritën dot të fitonin duke humbur mjaft raste të pastra.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet zyrtare.
Mançester Junajtid: De Gea, Beilli, Smolling, Jang, Valencia, Matiç, Fellaini, Lingard, Sançez, Rashford, Lukaku
Sevilja: Riko, Kjaer, Lenglet, Vazkuez, Merkado, Banega, N’Zonzi, Eskudero, Korrea, Sarabia, Muriel
GOL! Romelo Lukaku shkurton rezultatin për vendasit duke mposhtur portierin Riko
GOL! Ben Yedder shënon dhe golin e dytë për Sevillian brenda pak minutave duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij
GOL! Sevillia trondit Manchesterin duke kaluar në epërsi me anë të Ben Yedder që shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca
Minuta 51′, Kundërpërgjigjet Manchester United me anë të Lingard që godet saktë nga brenda zonës, por ndalet mrekullishtnga portieri Riko
Minuta 47′, Një tjetër rast i artë për Korrea për të kaluar në epërsi Sevillian ku i vetëm përballë De Geas nuk arrin dot të godasë pas një ndërhyrje perfekte të Beilli
Minuta 37′, Fellaini krijon rastin e parë të rrezikshëm për Manchesterit ku i vetëm përballë portierit nuk arrin dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës
Minuta 9′, Korrea shumë pranë golit të avantazhit për miqtë duke goditur me kokë, por topi i tij përfundoi mbi tranversë
Starton sfida e kthimit e “Champions League” Manchester United-Sevillia nën një atmosferë të mrekullueshme