Flamurtari, Duro: Ndjesë tifozave për rezultatet, kam besim se skuadra do kthehet ajo e dy fazave të para

13 Mars 2018, 15:38Sport TEMA

Flamurtari nuk po kalon një formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe rezultatet negative kanë prishur qetësinë në ambientin vlonjtat.

Nesër kuqezinjtë presin në Vlorë skuadrën e Kamzës dhe objektivi i vetëm i Flamurtarit do te jëtë marrja e tre pikëve për të kaluar krizën.

Në konferencën për shtyp trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, i kërkoi ndjesë tifozave për rezultatet negative duke kërkuar ndihmën e tyre që ekipi të ringrihet.

“Jemi në një situatë që duhet të reagojmë. Dihet çfarë na ka ndodhur javët e fundit. Në Shhkodër na janë mohuar dy 11-metërsha, kurse në Laç nuk ka ndonjë gjë për të thënë. Ishte akti i tretë i një skenari që ka filluar që në fazën e parë.

Kemi pasur edhe mungesa, por kam besim se skuadra do të kthehet ajo e dy fazave të para. Një skuadër e fortë është ajo skuadër që di të ringrihet dhe unë kam besim se këtë do të bëjmë.

Kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe profesionistë, të cilët nuk e meritojnë të jenë në këtë situatë.

Kamzën e njoh dhe di të them se është ekip i fortë, që do të na e bëjë të vështirë në Vlorë, por ne duhet të reagojmë.

Dua t’u kërkoj ndjesë në emër të ekipit tifozëve të Flamurtarit për rezultatet e fundit, por bashkë me ta do të dimë të ringrihemi. Me mbështetjen e tifozëve, Flamurtari do të kthehet në vendin që meriton”, deklaroi në konferencën për shtyp Shpëtim Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje