Luftëtari pa sulmuesin kryesorë dhe në sfidën kundër Kukësit

13 Mars 2018, 13:13Sport TEMA

Humbjen me Partizanin të gjithë në Gjirokastër e kanë konsideruar një ditë të keqe dhe se nuk është ai Luftëtari i vërtetë.

Luftëtari i vërtetë duhet të shfaqet nesër ndaj Kukësit, një ndeshje delikate që përcakton shumë për objektivin e Europës.

Dy humbje radhazi do të ishin të papranueshme për gjirokastritët, të cilët presin kampionët pa sulmuesin Vasil Shkurtaj, që nuk ka mundur ta kalojë dëmtimin e pësuar pas ndeshjes në Vlorë.

Kuptohet që mungesa e tij ndihet, por nuk ka asnjë justifikim për Luftëtarin në ndeshjen e nesërme.

Luhet në Gjirokastër dhe ekipi vendës ka edhe një “hak” për të marrë, pas asaj fitoreje të “vjedhur” të fazës së parë, me episodin e famshëm të bilbilit nga shkallët e stadiumit.

Por më shumë fitorja duhet për objektivin madhor të Kupave të Europës. Luftëtari duhet të kthehet me çdo kusht te fitorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje