Sulejman Starova ka treguar per here te pare arsyen e largimit te tij nga skuadra e Partizanit.
I ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv”, Starova u shpreh se eshte e veshtire te largohesh nga nje klub ku ka qendruar per 30 vjet.
Ai tha se kerkonte nje ndarje me te bukur duke treguar dhe kontraditat me drejtorin Olsi Rama.
“Unë jam shkëputur përfundimisht. Më ofruan të prish kontratën, dhe un do jem xhentëllmen deri në fund. U habita kur Moxhi më emëroi trajner. Ai tha se di të kërkojë falje kur di të bëjë gabim. Jemi futur në Europë, kemi bërë paraqitje të mira.
Tifozët janë të lodhur, ata duan kampionatin. E vetmja kontraditë që kam pasur me Olsi Ramën, ka qenë se më ka thënë të mos merrem me arbitrat. I kam thënë të mos ngatërrojë grintën time me nervozizmin tim. Nëse nuk isha me grintë në Kukës, ekipi nuk fitonte.
Demi më tha se nuk kam asnjë objektiv kur e mora Partizanin. I thashë më ruaj nga arbitrat, se objektivi im është vendi i dytë.
Është e drejta e pronarit Gaz Demi, që të marrë vendime në atë klub. Është ofezë që Rama thotë se do marrim Dalipin për të rritur stërvitjen. Vetë thanë që morën një ekspert që njeh kampionatin, dhe pas 2 muajsh e heqin. Stërvitja është parime fikse. Trajneri mund të ndryshojë ushtrimet për të arritur qëllimin. Ky ishte një justifikim që Olsi Rama nuk kishte pse e bënte, jam i ofenduar nga fjalët e tij.
Është e vështirë ndarja, kisha mbi 30 vite në atë klub. Unë kam pasur një pakt me Gaz Demin. Më dhemb zemra, doja edhe një ndarje më të bukur me Partizanin. Kam qenë krahu i djathtë i presidentit“, tha Starova. (TemA)
Nje matrapaz u ofendua nga nje tjeter matrapaz.
E kuptoni ju sa e rëndë eshte çështja?
Ç’na gjeti, ç’na gjeti?!!???!!
Po Dje ku ishte ky Olsi Rama ? Cfare kontributi ka Olsi per Klubin Partizani, per futbollin historik te ketij Klubi me emer ?
Perse kaq arbitraritet dhe megallomani nga Ramat e Kristaqit – Skulptorit te madh , ndersa vet Kristaqi shperndau miresi me veprat dhe paraqitjen e Tij ?