Duka Fino
Pas humbjes në zgjedhjet e datës 7 shkurt për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, paralajmëroi pas procesit zgjedhor se do të ankimonte vendimet e Asamblesë Zgjedhore.
Fino ka vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje duke e apeluar në Gjykatën e Lartë të arbitrazhit në Nyon të Zvicrës, CAS, zgjedhjen e Armando Dukës në krye të FSHF-së.
Bashkim Fino kërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor të datës 7 shkurt ku ai kontestoi ashpër votimin e shoqatave që rezultonin fantazmë pasi nuk figuronin të regjistruara në Gjykatë.
Gjithashtu, në ato zgjedhje kishte kontestime dhe nga ana e kandidatëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët kanë hasur në parregullësi gjatë votimit. (TemA)
Bashkim Fino duhet te hetoje firmen Kato Vora Albania shpk me ane te se ciles provohet ligjerisht se DUKA eshte ortak ne biznes me sponsoret e FSHF.
E kam shkruajtur dhe nje here tjeter ketu ne forumin e TEMA-s.
Nenshkruar nga Vito … nga Napoli qe beri biznes me kermij dhe buaj, por qe u denua nga Gjykata e Beratit për kryerjen e veprave penale “mashtrim me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal (KP), “kallëzim i rremë”, parashikuar nga neni 305 i KP-së me 12 vjet burgim.
Vijon …
Baze & Fino & Braçe koka krimit ne Shqiperi, jo Duka, jo FSHF, jo futbolli shqiptar!