Një institucion që funksionon në ilegalitet, zgjedhjet e FSHF-së drejt KAS-it

13 Mars 2018, 18:28Sport TEMA

Shoqata që funksionojnë në varësi të plotë të FSHF-së dhe që njihen vetëm nga ajo, delegatë të çuditshëm që përfaqësojnë qyetete ku shkelin rrallëherë si dhe një proces i manipuluar zgjedhjesh të cilin vetëm institucioni i futbollit tonë e quan “të ndershëm e transparent”.

Duke pasur parasysh një gjë të tillë, nuk është aspak çudi që kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino, t’i drejtohej instancave përkatëse për të kthyer sadopak dinjitetin e futbollit shqiptar.

Fino së fundmi është gati t’i drejtohet KAS të Lozanës, për të zbardhur atje parregullsitë në zgjedhjet e 7 shkurtit dhe për t’i quajtur ato të pavlefshme.

Por më përpara, Finon dhe përfaqësuesit e tij ligjorë i pret një seancë para KAS në Shqipëri, për çështje proceduriale pasi FSHF nuk e njeh këtë të fundit.

“E kam dërguar me kohë në KAS çështjen e zgjedhjeve. Ne në fillim kemi bërë një ankimim në KAS-in vendas, sepse ashtu është si procedurë edhe pse me sa di unë Federata nuk e njeh KAS-in shqiptar, për këtë arsye e kemi dërguar edhe në KAS-in e Lozanës.

Por me sa më ka informuar, KAS-i i Lozanës i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe studios tonë të avokatisë, një shkresë ku i kërkon ta zgjidhin këtë çështje në KAS-in vendas, në rast të kundërt brenda 3 ditësh do të fillojë çështja në Lozanë”, shpjegoi Fino për “Top Channel”.

Me pak fjalë, pas mbylljes së procesit në Shqipëri, Fino do t’i drejtohet Lozanës, pasi çfarëdo vendimi që të prodhojë KAS-i shqiptar, nuk do të njihet nga FSHF. Në Zvicër do të zhvillohet seanca e mirëfilltë ligjore ku do të kërkohet drejtësi për farsën e prodhuar më 7 shkurt të këtij viti. (vipsport.al)

2 komente në “Një institucion që funksionon në ilegalitet, zgjedhjet e FSHF-së drejt KAS-it”

  1. Konti Sbalta says:

    U zhyte keq more Fino!Po c’tu desh ti futeshe kesaj belaje ; ishe mire e bukur ne P.S , njeri s’te trazonte se ishe nga te vjetrit , deputet po se po ; vete dhe ngaterrohesh me tifozerine e futbollit, ku grindjet dhe zenkat jane me te egra se ato te parlamentit! Te thashe qe ne fillim qe te mos i futeshe kesaj belaje , po nuk me degjove ! Britdh tashti neper gjyqe!

  2. Konti Sbalta says:

    U zhyte keq more Fino!Po c’tu desh ti futeshe kesaj belaje ; ishe mire e bukur ne P.S , njeri s’te trazonte se ishe nga te vjetrit , deputet po se po ; vete dhe ngaterrohesh me tifozerine e futbollit, ku grindjet dhe zenkat jane me te egra se ato te parlamentit! Te thashe qe ne fillim qe te mos i futeshe kesaj belaje , po nuk me degjove ! Bridh tashti neper gjyqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje