Disiplina dënon Tiranën, gjobitet klubi i Kukësit

13 Mars 2018, 16:33Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për javët e fundit të futbollit shqiptar.

Klubi i Tiranës është dënuar për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dhe hedhje të sendeve ndezëse në fushën e lojës është dënuar me një ndeshje pa spectator.

Ndërkohë, klubi i Partizanit është paralajmëruar se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

Lojtari i Teutës, Masaduhu Alhasan, dhe ai i Kukësit Bujar Idrizi, janë dënuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Gjithashtu, klubi i Kukësit për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

Vendimet e plota te Komisionit te Disiplines.

1. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

2. Lojtari i KF “Teuta”,Masaduhu Alhasan, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Kukesi”,Bujar Idrizi , për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF “Kukesi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

5. KF “Besa”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

6. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dhe hedhje të sendeve ndezëse në fushën e lojës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në ndeshjen e ardhshme.

7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC “Term” U-19, Armand Gapi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Armand Gapi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

8. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” femra , si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.

9. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” U-19 ,për dëmshperblimin ndaj KF “Butrinti” U-19,si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje