De Boer tallet me Mourinhon: Ai harxhoi 1000 milionë dhe luan kështu…

14 Mars 2018, 09:33Sport TEMA

Frank de Boer u hakmor ndaj Jose Mourinhos dhe e bëri këtë shumë shpejt, në të nxehtë.

Disa orë pasi trajneri portugez e përshkroi holandezin si “trajnerin më të keq në historinë e Premier League”, De Boer foli për eliminimin e Manchester United nga Sevilla në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

“Mourinho do të jetë në gjendje të thotë se jam trajneri më i keq në historinë e Premier League, por ai ka shpenzuar pothuajse një miliardë paundë dhe ekipi i tij luan kështu…”, tha Frank pak minuta pas fitores në “Old Trafford” të Sevilla-s.

Kontestimi midis Mou dhe De Boer filloi kur i dyti tha se Marcus Rashford, një sulmues i ri i “djajve të kuq”, mund të ketë nevojë për një trajner tjetër, pasi Manchester United nënshkroi merkaton e dimrit me kilienin Alexis Sanchez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje