Champions League/ Sevillia bën surprizën në " Old Trafford" shkon në çerekfinale, kualifikohet dhe Roma

13 Mars 2018, 22:37Sport TEMA

Sevillia ka bërë surprizën në fazën e 1/16 duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale të kompeticionit të “Uefa Champions League” pasi eleminoi një nga skuadrat pretendente që mund të fitonte këtë trofe si Manchester United.

Skuadra e drejtuar nga Viçenzo Montella, arriti që të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-2 në sfdën e dytë që u zhvillua në “Old Trafford” duke siguruar kualifkimin për në raundin tjetër pasi ndeshja e parë e luajtur në Spanjë u mbyll me rezultaitn e bardhë 0-0.

Një kualifikim mëse i merituar për skuadrën e Sevillia e cila në të dyja ndeshjet përballë “Djajve të Kuq” arriti që të dominojë duke zhvilluar një futboll mjaft të bukur në krahasim me Manchester United i cili ka treguar një performancë shumë të dobët në të dyja takimet.

Heroi i Sevillia në këtë kualifikim ishte sulmuesi Ben Yedder i cili u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Montella dhe arriti që t’ia shpërblejë në mënyrën perfekte.

Ben Yedder shënoi që të dy golat e takimit në minutat 74-të dhe 78-të duke i dhënë kualifikimin e merituar skuadrës së tij, ndërsa për Manchesterin golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Romelo Lukaku në minutën e 83-të por që vlejti vetëm për statistikë.

Ndërkohë, edhe Roma ka arritur që të kualifikohet për në fazën çerekfinale duke eleminuar në këtë raund ekipin e Shakhtar Donetsk.

Ekipi italian arriti që të fitojë me rezultatin 1-0 në sfidën e kthimit në “Olimpico”, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 2-1 për Ukrainasit.

Golin e kualifikimit për verdhekuqtë e shënoi sulmuesi Edin Dzeko që i dha suksesin me shije kualifikimi ekipit të tij. (TemA)

KETU mund te shihni te gjitha rastet e ndeshjes, dhe me poshtë golat e takimit Manchester United-Sevillia.

Goli i pare i shenuar nga Ben Yedder

Goli i dyte i shenuar nga  Ben Yedder

Goli i trete i shenuar nga Lukaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje