Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka folur pas fitores së arritur në transfertë kundër Lushnjes.
Tekniku i kurbinasve u shpreh se ky ishte një takim i vështirë pavarsisht situatës ku ndodhej kundërshtari, ndërsa shtoi se nga shitja e Uzunit klubi do të mbushë arkat.
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Pavarësisht rezultatit, nuk ishte një takim i lehtë. U futëm në fushën e lojës, jo për të marrë si të thjeshtë. Këto ndeshje janë më të vështira, pasi kërkohet motivim nga lojtarët dhe kjo është më e vështira.
Motivimi është mjaft i rëndësishëm në një ndeshje, pasi nëse nuk futesh i motivuar për ta fituar një takim, pavarësisht përgatitjeve, gjithçka vështirësohet.
Uzuni duhet të bëjë shumë mirë te Laçi dhe më pas të shohim. Por pavarësisht golave që ai ka shënuar sot, ka vend për t’u përmirësuar. Shitja e tij për mbushur arkat e klubit është një mundësi”, tha Mezani.
Ndërsa, trajneri i Lushnjes, Çuko deklaroi:
“Pjesën e parë ishim në ekuilibër. Ai gabim na kushtoi në rezultat. Kishim dhe një episode gjatë lojës, arbitri kujton se Lushnja ka rënë.
Arbitri i thotë lojtarëve pse festoni ju? Edhe një top që humbi Rexhinaldo tha: Nuk e bëri ky, të mbaronim punë? Përderisa arbitri thotë këto gjëra, më mirë të na thonë t’i lëmë në tavolinë këto ndeshje.
Mua ma thanë sportistët këto gjëra. Po, do t’i nxisja të tregonin edhe përballë Komisionit.
Pjesën e parë ishim në ekuilibër. Më pas, duke parë se lojtarët i kishim me kartona. Sefa na u dëmtua në stërvitje. Me këtë grup lojtarësh, e kemi të vështirë”, u shpreh Çuko