VIDEO: Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve të Kategorisë Superiore

14 Mars 2018, 14:49Sport TEMA

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të para që po luhen në orën 14:00 të vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Sfida që po zhvillohet në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, ku rastet për shënin ishin të pakta nga të dyja skuadrat.

Ndeshja tjetër mes Luftëtarit dhe Kukësit përfundoi me shifrat 1-1 në favor të verilindorëve. Golin për kampionët e Shqipërisë e shënoi i përhershmi Sindrit Guri, kurse për gjirokastritët barazoi Kristal Abazaj.

Ndërsa, ndeshja tjetër mes Lushnjes dhe Laçit u mbyll me rezultatin 1-1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Papës, por Uzuni barazoi gjithçka duke i mbyllur 45 minutat e para në barazim.

Më poshtë golat e takimit në ndeshjen Luftëtari-Kukësi.

Goli i shënuar nga Guri

Goli i shënuar nga Abazaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje