Takimi mes Flamurtari dhe Kamzës është mbyllur me rezultatin 2-2, ku nuk kanë munguar episodet e ndryshme dhe tensioni në fushën e lojës, përveç golave të shënuar.
Shpëtim Duro është shprehur se Flamurtarit i është mohuar fitorja nga ana e Enea Jorgjit.
“Duke ju referuar situatës problematike që kemi në shumë aspekte dhe mungesat e shumta, them që atë që tregoi skuadra në fushën e lojës vlen për t’u lavdëruar. Nuk na interesonte barazimi, por kishte edhe më keq. Nëse Jorgji do ishte më profesionist, do kishim fituar. Skuadra tregoi karakter gjithë ndeshjen. Sigurisht që kemi gabuar shumë dhe në momentin e dytë kishim shumë mundësi për të kthyer ndeshjen. Përveç dy momenteve kemi dhënë maksimumin, por nuk shfrytëzuam mundësitë.
Penalltitë janë diçka normale për ne dhe ajo që u dha për ne ishte me shumë vështirësi. Nuk ka asnjë lloj diskutimi, penalltia ishte por Jorgji nuk na e dha.
Për vendosjen e Zukës, ai ka luajtur në atë pozicion si mesfushor i majtë ndërkohë që në pjesën e dytë e spostova Alveshin dhe Kamaran në qendër për të rritur forcën sulmuese sepse ishim në disavantazh.
Ne jemi në situatën më të keqe dhe kam përgëzuar futbollistët për atë që kanë dhënë gjatë gjithë lojës, pasi mund të humbisnim për gabimet tona dhe të arbitrit.Për vendosjen e Zukës në fushën e lojës, ai ka luajtur në atë pozicion. Në pjesën e dytë, unë spostova Danilon dhe Kamaran në qendër të sulmit, duke dërguar në krahë Hoxhaj”, është shprehur Shpëtim Duro.
Kurse, Trajneri i Kamzës Topi u shpreh:
“Ndeshja pati një ritëm dhe dëshirë nga të dy ekipet. Duke parë se kundërshtari luante në shtëpinë e tij, Flamurtari na vuri në vështirësi edhe me 10 lojtarë.
Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, pasi kundërshtari nuk erdhi në momente të mira. Fitoren jemi duke e kërkuar në çdo ndeshje, pasi kjo skuadër për rezultate pozitive në çdo fushë.
Në momentin e penalltisë së Flamurtari, futbollisti jonë duhej ta evitonte atë ndërhyrje, pasi nuk ishte aksion i rrezikshëm”, tha Topi.