Teuta ka humbur tre pikë të arta në sfidën e javës së 25–të të Kategorisë Superiore duke barazuar në “Niko Dovana” përballë ekipit kryesues Skënderbeut.
“Djemtë e Detit” barazuan me rezultatin 1-1, në një sfidë që i iku fitorja në sekondën e fundit pas një goli të shënuar nga James.
Mesfushori durrsak Ardit Hila i dha epërsinë vendasve ku ekzekutoi në mënyrë perfekte 11 metrërishin, duke e dërguar topin pas krahëve të portierit Orges Shehi.
Me këtë barazim Teuta renditet sërish në vendin e nëntë me 23 pikë të grumbulluara duke i qëndruar katër pikë larg skuadrës së Vllaznisë.
Ndërkohë, Skënderbeu vijon të mbajë vendin e parë në renditje me 57 pikë.
Në sfidën tjetër mes Flamurtarit dhe Kamzës u zhvillua një 90 minutësh spektakolar, por që në fund nuk pati asnjë fitues.
Plot katër gola u shënuan në Vlorë, dy nga secila skuadër që në fund ndanë nga një pikë.
Golat në këtë takim për Flamurtarin u shënuan nga ana e Sidibe dhe Xhufos, ndërsa për Kamzën shënuan Plaku dhe Racic.
Me këtë barazim Flamurtari renditet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Kamza pozicionohet në vendin e shtatë me 34 pikë. (TemA)
Rezultatet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore.
Luftëtari 2-1 Kukësi
Vllaznia 0-0 Partizani
Teuta 1-1 Skënderbeu
Lushnja 1-3 Laci
Flamurtari 2-2 Kamza
Më poshtë golat e takimit Teuta-Skënderbeu
Goli i shenuar nga Hila
Goli i shenuar nga James