Champions League/ Bajerni i Mynihut fiton dhe në transfertë përballë Beshiktashit, kalon në çerekfianle

14 Mars 2018, 19:59Sport TEMA

Bajerni i Mynihut ka bërë detyrën dhe në sfidën e kthimit të fazës së 1/16 të kompeticionit të “Uefa Champions League” përballë skuadrës turke të Beshiktashit.

Kampionët e Gjermanisë kanë triumfuar në sfidën e kthimit me rezultatin 1-3, duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale, edhe pse një gjë e tillë u bë fakt i kryer që në ndeshjen e parë ku bavarezët triumfuan me shifrat e thella 5-0.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Jupp Heynckes u shënuan nga ana e Thiago Alcantarës, një autogol nga Gonul dhe Ëanger.

Ndërsa, golin e vetëm për Beshiktashin e shënoi Love në minutën e 59-të që vlejti vetëm për statistikë.

Në këtë mënyrë Bajerni është skuadra e shtatë që kalon për në fazën çerekfinale të “Champions League” pas ekipeve të, Sevillias, Real Madrid, Juventusit, Manchester Cityt, Romës dhe Liverpoolit.

Ekipi i fundit që do të kompletojë 8-shen e çerekfinaleve do të vendoset me ndeshjen e fundit që do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45, që është Barcelona-Chelsea. (TemA)

Me poshte golat e ndeshjes Beshiktash-Bajerni i Mynihut

Goli i pare i shenuar nga Alcantara

Autgoli i shenuar nga Gonul 


Goli i shenuar nga Love

Goli i shenuar nga Wanger

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje