Tiranë: Varfëria nuk matet më prej afro 6 vjetësh, qysh nga 2012

15 Mars 2018, 20:40Ekonomia TEMA

Në Shqipëri, statistikat tregojnë se 40-50 për qind e popullsisë jetojnë në kufirin e varfërisë. Studiuesit vlerësojnë se pjesa më e madhe e popullatës gjendet afër kuotave të varfërisë dhe çdo përkeqësim sado i vogël ekonomik, i shtyn ata në pjesën e poshtme të grafikut. Sipas tyre, matja e varfërisë reale nuk është bërë më qysh prej vitit 2012.

Qeveria dhe opozita diskutuan për disa orë në parlament mbi varfërinë dhe ndihmat ekonomike. Shqipëria ka sot nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe nivelin e pagave me të ulëta në rajon. Në shumë dimensione vazhdojmë të mbetemi një ekonomi e varfër

Fjalimeve të zjarrta të politikanëve në parlament mbi varfërinë, studiuesit e ekonomisë u japin një përgjigje të thjeshtë: matja e fundit e varfërisë që është bërë në Shqipëri i takon vitin 2012 dhe ka afro 6 vjet, që ky vëzhgim nuk bëhet më, edhe pse është një detyrim ligjor. Studiuesi i njohur i ekonomisë shqiptare, profesor Selami Xhepa, thotë se studimi i munguar titullohet LSMS (Vëzhgimi i kushteve standarte të jetesës), dhe nuk është kryer më qysh nga viti 2012, kur sipas ligjit, kjo matje duhet bërë çdo 4 vjet për të fotografuar gjendjen dhe për të orientuar politikat kundër varfërisë.

“Statistikat e fundit të varfërisë, që mund t’u referohemi janë ato të vitit 2012. Matja tjetër e varfërisë duhej të ishte bërë në vitin 2016, por nuk u krye. Tani jemi në 2018 dhe po bëhet një periudhë pothuajse 6 vjeçare, që ne nuk kemi matur dinamikën e varfërisë. Nuk duhet harruar që këto kanë qenë dinamika shumë intensive, kur presioni i krizës globale ka qenë jashtëzakonisht i fortë. Kjo mungesë e kujdesit ndaj varfërisë ka bërë që shqiptarët të dekurajohen dhe të kenë një perceptim negativist sa i takon cilësisë së jetës dhe të ardhmes” – thotë zoti Xhepa.

Parlamenti diskutoi sot mbi ndryshimet në skemën e ndihmës sociale për famijet e varfëra. Qeveria dhe opozita shkëmbyen akuza për nënfinancimin e skemës me fonde të pakëta për të mbështetur këtë pjesë të shoqërië dhe për keqmenaxhim të fondeve dhe të skemës.

Zoti Xhepa thotë se pikërisht në 3-4 vitet e fundit, kur varfëria reale nuk matet më, pjesa më e madhe e popullsisë mendojnë dhe përpiqen të ikin. Sipas tij, janë larguar nga Shqipëria rreth 250 mijë vetë, duke u vendi i dytë pas Sirisë në luftë me nivelin më të lartë të emigracionit. Shqipëria, sipas tij, ende nuk ka përcaktuar minimumin e vet jetik, duke përdorur vijën botërore të varfërisë, që sugjerohet nga Banka Botërore me 2.5 dollarë në ditë për person. Kjo është nxjerrë si mesatare e të ardhurave nga tre vende të Afrikës subsahariane me të ardhurat më të ulëta në botë, por nuk është një matje reale e Shqipërisë.

“Kjo është e palejueshme dhe po të përdoren kritere më normale për varfërinë, më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare janë në varfëri relative. Nëse përdorim kritere të njëjta me Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit, del se një pjesë shumë e madhe e popullsisë jeton në varfëri. Elementi i dytë i dallueshëm në rastin tonë është se edhe masa e atyre që jetojnë pranë kufirit të varfërisë është shumë e lartë dhe vulnerabiliteti i atyre për të rënë nën nivelin e varfërisë është shumë i lartë” – tha zoti Xhepa.

Problemi kryesor mbetet të identifikohen grupet dhe shtresat në nevojë, detyrë që fillimisht iu la pushtetarëve vendorë, që abuzuan me listat dhe me fondet, duke përfshirë njerëz me njohjeve politike në prag fushatash zgjedhore.

Nga fondet e ndihmës sociale përfituan njerëz që nuk e meritonin, por skema e re la jashtë grupe vërtet në nevojë, por pavarësisht nga dy pamjet, thotë prof. Xhepa, fondi është shumë i vogël, dhe ata që marrin këto të holla nuk arrijnë asnjëherë të dalin nga varfëria.

Por edhe ata që lënë këto ndihma minimale, edhe kur punësohen, nuk arrijnë të dalin nga varfëria.

“Fatkeqësisht edhe ata që janë të punësuar vazhdojnë të mbeten në varfëri, sepse struktura e punësimit në Shqipëri është një punësim varfërues. Pagat në industrinë mbizotëruese të fasonerisë nuk mbulojnë as nevojat e mbijetesës së këtyre të punësuarve. Praktikisht edhe ato janë si në një skemë të ndihmës ekonomike. Nga ana tjetër gjysma e popullsisë jetojnë me të ardhura nga fshati, të cilat gjthashtu janë fare modeste. Pra, struktura e punësimit në Shqipëri është jashtëzakonisht problematike, sepse punësimi nuk është cilësor” – tha zoti Xhepa.

Ekspertët vlerësojnë se asnjë qeveri nuk i hyn me themel çështjes së varfërisë as për studim dhe as për ta zgjidhur me skema punësimi dhe pagesash dinjitoze.

Skema e re e ndihmës ekonomike u bë me kontroll të dyfishtë nga qeverisja qendrore edhe nga ajo vendore. Por mediat përsëri nxjerrin çdo ditë familje në mjerim, që nuk ndihmohen, dhe deri tani asnjë zyrtar vendor nuk ka mbajtur përgjegjësi, pse i ka lënë në atë gjendje.(VOA)

7 komente në “Tiranë: Varfëria nuk matet më prej afro 6 vjetësh, qysh nga 2012”

  1. tfgs1 says:

    Corapekuqi: Varferi mes muslimon brothers!!!???Nooooooooo!
    Po u ndertoj qafirave xhamin me te modhe m’Ballkon,po u ndertoj Theatro me arxitekt botnor,po u ndertoj autostrada qe i kan zili edhe ne Afghaniston,po ju ndertoj aerodhromio m’Kuks[per maloket drejt ISIS,Al Nusras…],ne Vlore a t’qifsha udht[per labet hajdut te shkojne te bejne gjemen neper Evrope e brenda nates te kthehen tek sheshi i flamurit],do tju ndertoj[jemi ne skica] aerodhromio edhe pisogledeve m’El bazan[qe te shkojne ti bin sums m’Istamboul, do tju……….,do tju……….,do tju ………..etj!Ah,sorry per pak harrova,do tju fus edhe ”to makri” sto kolo…………allah uakbar!
    Kshq nuk do te kete varferi,jemi ”njishi” i Ballkonit[nga fundi]……..

    1. Zike Llapaska says:

      Ky loqja I Naimit nga Librazhdi, pasues I denje I Gramozit te Pashkove, eshte nje karalec I vogel, nenpunes I vogel I qeverise komuniste, keshilltar I larte I Sali Vicit qe se di nga doli, dhe ankohet gamori se nuk na paska matur qeveriu varferine qe nga 2012. Por kur ishe ti ke qeveria o loqe, varferia nuk matej fare, po fare, se nuk kishte nevoje, bente muuuu deri ne mes te mutrave e shurrave neper spitale e shkolla. Ik o Sel-miu se koqe ishe e koqe ke mbet, vetem je me bythe perpjet.

  2. Che Guevara says:

    Kush e thote qe populli shqiptar eshte i varfer?
    Mashtrime komuniste!
    Ne jetojme ne mireqenie qe prej 90-tes e deri tani!
    Shqiptaret sot jane te tejngopur me lirine e fjales:Fol sa te dush,por jo vetem nuk shqetesohet njeri,por mbi te gjitha nuk te degjon njeri!
    Qeveria deklaron se do reformoje drejtesine e korruptuar,por harron se shumicen e padrejtesive ndaj qytetareve e beb administrata shteterore,qe pas kesaj njerezit i drejtohen gjykates edhe per gjera te vogla!
    Ne te gjitha institucionet shteterore ka plot juriste,por ata nuk mbrojne ligjet dhe qytetaret,por shefat dhe vendin e tyre te punes!
    Ne cdo institucion ka plot njerez qe paguhen per te rregjistruar ankesat e popullit,ndersa per zgjidhjen e tyre nuk merren ata!
    Ka mbi 6-7 vjet qe eshte hequr pritja e popullit qe nga kryeministri,minisrtrat,kyebashkiaku Veliaj etj!
    Rezultuan te kota sepse askush nuk ankohet!
    E degjoni se si komunikon kryeministri me rrugacet qe e shajne ne facebook”
    Njelloj si rrugacet!
    Kreministri na fton te denoncojme korrupsionin,por po ky kryeminister i ka mbyllur te gjitha rruget e ankesave!
    Nuk besoj se Rama do t’a luftoje korrupsionin,per deri sa nuk e lufton ate brenda administrates se tij!

    1. e po says:

      Ti rrevulcionari qe je ngrutur nga varri….Rama luften kunder korrupsionit ja ka besuar opozites. Pse ajo do rrije pa pune e te marre parate kot?! Prandaj mos u shqteso se eshte ne dore te sigurte korrupsioni. Hidhi ndonje sy krimit ne familje se çdo dite nuset jane terbuar e vrasin vjehrrat.

  3. TRAPI says:

    ME SALIUN ISHIM PARA GJERMANISE…..KOQE KE QENE KOQE JE///

  4. shpresoj, por s'e besoj says:

    Po çfare flisni jeni bere si papagall te gjithe . varferia, varferia ne Shqiperi, jetojne ne kufirin e varferise! Po si jetojne ne kufirin e varferise kur 80% e popullsise qe jeton ne Shqiperi jane te gjithe me aifone , me makina moderne e vishen e xhishen si u do qejfi, bile femrat sipas Rudina Xhunges, luftojne me armet e tyre qe jane sisat, gjokset dhe vërat. Ne Shqiperi jane terbuar njerezit, keta bylmeter thone jane ne kufijte e varferise! Po, jane ne kufijte e varferise te mendjes. Dhe shkon Lulezimi tek arixhinnjte qe s’kane pase shtepi kurre, bile edhe kur u beri pallate Enver Hoxha ne Levan Fier, shkuan ca dite me zor dhe iken e i lane bosh. Jetojne ne varferi! Mendja, mendja dhe injoranca e politikaneve qe e quajne veten te djathte pa nuk jane as politikane por harbuter. Lereni njerezit ti zgjidhin vete problemet, deshet kapitalizem, ky eshte, deshet ekonomi tregu, kjo eshte ; hani pini dhe kendoni sa te jete lalagjoni , mbaroi. Tani dhe femrat luftojne me armet e tyre te “arta”. E shikuat ne parlament Griden me Salinjanin? Ka ngrite akuze Grida se duan ti bllokojne armet e Rudines.

  5. Geroni says:

    Varferia eshte zhdukur keto vite dhe kjo fale qeverisjes se lavdishme te PS-se se mavjosur me ne krye mavi mavrine e Anetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje