ANALIZA: Modeli rus izolon Britaninë e Madhe

16 Mars 2018, 11:36Bota TEMA

Nga Klaus-Dieter Frankenberger

Cilido që të ketë qenë synimi i atyre që urdhëruan helmimin e një ish-agjenti të dyfishtë dhe të së bijës në një qytet anglez, një gjë ata nuk e arritën: izolimin e Britanisë së Madhe.

Së bashku kryetarët e shteteve dhe të qeverive të fuqive kryesore të Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Gjermanisë, të Francës dhe Britanisë e bënë përgjegjëse Rusinë për këtë sulm.

Ky kohezion është i rëndësishëm, i nevojshëm dhe, përsa i përket rolit të Amerikës, për fat të keq nuk është më krejt i vetëkuptueshëm.

Por në një situatë të tillë Londra duhet të ketë mundësi që të mbështetet te partnerët e saj. Dhe ajo mund ta bëjë këtë!

Që reagimi i përbashkët i të katërve është kaq i ashpër, kjo ka të bëjë me vetë veprën:”Përdorimi i një lënde luftarake nervore të një tipi, siç është zhvilluar në Rusi, paraqet përdorimin e parë ofensiv të një helmi të tillë nervor në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.”

Kjo është e pashembullt. Nga ana tjetër ka të bëjë me reagimin rus; prej tij burojnë sarkazëm, keqdashje, mohim, cinizëm.

Të gjitha këto Moska i ka treguar edhe në vend tjetër: pas pushtimit ushtarak të Krimesë dhe të agresionit në Ukrainën Lindore; pas sulmeve ndaj spitaleve në Siri; pas përzierjes në fushatën elektorale amerikane.

Gjithmonë udhëheqja ruse e ka kundërshtuar si propagandë perëndimore atë që nuk mund të mohohej.

Është e dukshme, që Presidenti Putin beson se mund ta arrijë “ringritjen” e Rusisë vetëm në rivalitet me Perëndimin dhe me institucionet e tij.

Mundet që kjo pritet mirë te populli rus dhe e arrin efektin e dëshiruar. Nacionalizmi do të jetë lubrifikanti edhe për zgjatjen e sundimit të Putinit si president rus.

Kjo duhet marrë si e dhënë. Por ajo që nuk duhen pranuar janë makinacionet për të destabilizuar shtetet e Perëndimit dhe shoqëritë e tyre.

Ishte një iluzion që të besoje se Rusia do (të donte) të bëhej si “ne” pas fundit të Luftës së Ftohtë. Është e dukshme që kjo nuk është kështu.

Nën Putinin Rusia ka vendosur që ta rifitojë statusin e humbur të fuqisë botërore me sjellje imponuese dhe me agresion.

Dhe përmes frikësimit dhe sjellje brutale ndaj të gjithë atyre, të cilët Kremlini i shpall kundërshtarë brenda dhe jashtë vendit.(FAZ)

5 komente në “ANALIZA: Modeli rus izolon Britaninë e Madhe”

  1. kritik elite says:

    Nuk eshte komenti im !!!! E solla per te patur nje ide me te qarte se kush eshte mediokri Frankenberger !!!!!! Analiza mediatike dhe kritika per “Frankenshtein” !!!!
    Në studimin e Uwe Krüger mbi ndikimin e elitave në mediat kryesore Frankenberger është llogaritur në mesin e gazetarëve më të ngushtë në rrjet me të ashtuquajturat elita. Veçanërisht në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe misioneve të huaja të Bundeswehr-it, tregojnë se ai është abbilde diskursit të elitave në artikujt e tij argumente të cilëve ai u përhap dhe reklamat për përfshirjen e më shumë ushtarake. [11] Albrecht Müller zgjodhi në këtë kontekst, konceptin nazist të një “media të rëndësishme të Gleichschaltung të organizuar nga SHBA”. Një student ka treguar një përfaqësim subkoshiencës tendencioze në analizën gjuhësore të Frankenberger komentin: “… një zhvillim serioz temë (mund të jetë) jashtëzakonisht e vështirë për të zbuluar. Kryesisht, ka elemente përshkruese të lidhura me disa pohimeve të shprehura në mënyrë arbitrare, por në fakt duket vëzhgimin argumentues sipërfaqësore dhe në vlerën e nënkuptuar në bazë të një qeverie ruse e cila është në thelb të mosbesimit bazuar. “[13]

    Rrjetëzimi i Frankenberger me think tank dhe elitat politike u portretizua në mënyrë kritike më 29 prill 2014 nga programi satirik Die Anstalt.

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Hajde analize,hajde!… ?
    Sidomos titulli i shkrimit shume “prekes”…
    Por nuk mora vesh:Kush u izolua:Britania e Madhe apo Rusia?… ?

    1. Cudia says:

      Shkojme per kafe me mire o Bujar dhe i bejme lajmet vete se keta te gazetes na e shpifen fare… ?

  3. nje mendim says:

    hahahhah

  4. nje mendim says:

    hahahhah,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje