FMN: 2.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri

17 Mars 2018, 09:07Ekonomia TEMA

Sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri kap vlerën e 2.6 miliardë eurove.

Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se kjo vlerë është sa 17 % e prodhimit të brendshëm kombëtar.

“Një ekonomi me informalitet të lartë, ku sipas disa vlerësimeve është në nivelin 40% të GDP, mbështet preferencën e popullsisë për të mbajtur Cash, para jashtë sistemit bankar” – thotë studimi cituar nga ResPublica.

FMN shprehet se nga viti në vit tendenca është shfaqur në rënie, duke marrë shkasë edhe nga formalizimi i ekonomisë.

Informaliteti që në këtë rast llogaritet në 40% të GDP-së nuk specifikohet ku është i përqëndruar, për të kuptuar se nga gjenerohen këto para.

Sipas FMN, Shqipëria mban vendin e parë mes 10 ekonomive të Ballkanit për qarkullimin më të lartë të parasë jashtë sistemit bankar.

1 komente në “FMN: 2.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Te vetmen gje te mire qe ka bere Sali birish gomari, eshte fakti qe ka perzene FMN-ne nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje