Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale të Ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisëm Adama Barrow ishte përgjigje e merituar ndaj propagandës serbe ndaj njohjeve që ka Kosova.
Përmes një statusi në Facebook Pacolli ka treguar se si i kishte thënë në sy Daçiçit në Sarajevë që të mos e ndiqte pas betejën e kishin të humbur.
Postimi i plotë:
Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daçiçit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”.
E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti.
Shume gjera jane thene ne sy serbeve , problemi nuk eshte tek te parit , por tek te menduarit , dhe me konkretisht tek largpamja ,e cila eshte dhe pasqyra e medjes se cdo njeriu …… veti e cila u ka munguar serbeve ne shekuj ……..vazhdojne dhe akoma pretendojne per dicka qe iku ………..