NATO, më në fund, pritet të transferohet sot në selinë e re, që vlen miliarda euro.
Transferimi i 4 000 punonjësve në selinë e re, që ndodhet pranë asaj aktuale në kryeqytetin belg, do të zgjasë 12 javë.
“Selia e vjetër do të shfrytëzohet gjatë periudhës së transferimit”, tha një zëdhënës i NATO-s, raporton ata.
Fillimisht, kjo lëvizje ishte planifikuar në fillim të këtij viti, por u shty për shkak të problemeve në sistemin informatik të ndërtesën e re.
Sistemi do të ofrojë sigurinë e të gjitha komunikimeve elektronike të NATO-s, por gjithashtu do të kontrollojë mbikëqyrjen e të gjithë ndërtesës, me më shumë se 1 000 kamera dhe sisteme hyrëse me njohje të irisit të syrit.
Ndërtimi i selisë së re filloi në vitin 2010 dhe fillimisht u buxhetua në vlerën e 750 milionë eurove, por shpenzimet u rritën dhe aktualisht kanë arritur vlerën e 1,17 miliardë eurove. (TemA)
Kush eshte irisi i syrit?