Trajneri i Kukesit, Peter Pakult, ka folur pas fitores se sotme kunder Vllaznise.
Pakult u shpreh i kenaqur per tre piket dhe foli per episodet e ndeshjes.
“Kisha një bisedë të shkurtër me Sukajn dhe i thashë që në të kaluarën kam qenë sulmues dhe kam patur situata të tilla në karrierë. Mendoj si sulmues dhe veprimi i parë është që sulmuesi futet i pari në kontakt. Në fillim kishte tërheqje nga Sukaj, por më pas kishte një kontakt. Arbitri nuk e dha penallti.
Mendoj se na u desh të bënim një reagim pas ndeshjes ndaj Luftëtarit, Qëllimi ishte fitorja dhe është e rëndësishme që erdhi para neshjesve të Kombëtares. Futëm në presion Vllazninë dhe fituam tre pikët. Më vjen shumë mirë që aksioni për golin e parë pati bashkëpunim dhe tepër e rëndësishme është që sot nuk pësuam. Jam i lumtur që kam një lojtar si Guri. “, u shpreh ai.
Ndersa trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka, u shpreh:
“Nuk ishte vetëm çeshtja e mungesës së Vuçajt, por kishim edhe mungesa të tjera që ndikuan në këtë ndeshje. Ndaj Kukësit vështirësia rritet akoma më shumë, megjithëse ne u përpoqëm për të bërë mirë në këtë takim.
Sa i përket pretendimit për penallti nga ana e Sukaj, në këtë rast Hamiti ka vjedhur djersën e futbollistëve të mi. Me rastin e penalltisë së Sukajt që nuk na u dha, nga ndërhyrja e Allës, ne mund të kishim barazuar.
Në sezonin e kaluar nuk ka pasur nga këto raste. Ne tashmë jemi një skuadër e re dhe ajo penallti e mohuar do të hapte lojën. Unë mendoj se po të analizojmë ndeshjen dhe ta ndajmë në dy pjesë, kemi gabuar fillimisht vetëm në markimin e Shametit. Goli i shënuar nga Kukësi fillimisht ishte aftësi e Shametit. Kishim rastet tona me anë të Sukajt, por pa mundur t’i shfrytëzonim. Në pjesën e dytë kemi bërë diçka më mirë.
Fusha e Kukësit ka speçifika të veçanta, prandaj u mundova ta kisha gati Çinarin në pjesën e dytë. Në ndeshjet brenda nuk kemi më luks të humbasim”, është shprehur Ernest Gjoka.