Emri Sahiti dhe Sherif Kallaku dy lojtaret e kombetares U 21, folen sot ne konferencen per shtyp per sfiden kunder Sllovakise.
Sahiti u shpreh se ekipi do futet ne fushe per te marre tre piket nga ky takim, ndersa tregoi se per Shqiperine ka refuzuar Maqedonine dhe Kosoven
“Futemi në fushë për fitore. Synimi ynë është vetëm aspekti sulmues, por edhe barazimi nuk do të ishte keq, megjithëse do kërkojmë fitoren. Te Hajduku kam pak kohë që jam tranferuar dhe nuk e kam fituar ende vendin tim per titullar por mbetet ne dorën e trajnerit.
Unë jam duke u stërvitur për të marrë një vend titullari. Përpara se të zgjidhja Shqipërinë, kam refuzuar ftesën e Maqedonisë, ndërsa para 1 muaji e gjyësm kam refuzuar edhe Kosovën. Synimi im ishte vetëm kombëtarja shqiptare. Kam menduar vetëm për Shqipërinë edhe nëse më fton Kombëtarja A përgjigjja do jetë pozitive”, deklaroi Emir Sahiti.
Ndersa, lojtari i ekipit te Laçit, Sherif Kallaku, deklaroi se pavarsisht mungesave te rendesishme grupi do të japë më të mirën për të treguar vlerat e tyre.
“Mungesat janë të rëndësishme, pasi na janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm. Megjithatë, futbollistët që do t’i zëvendësojnë do të japin maksimumin, madje do të tentojnë të bëjnë edhe më mirë se ata, për të treguar që vlejnë. Pika më e fortë e kësaj Kombëtareje është grupi dhe jo individi”, u shpreh Kallaku.