Precedentët, ndryshimet dhe ngjashmëritë e rastit “Frrokaj” me atë “Tahiri”

20 Mars 2018, 11:23Politika TEMA

Siç dhe pritej, kanë nisur polemikat pas zbutjes së masës së arrestit për kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Kanë nisur akuzat dhe kundërakuzat mbi sjelljen politike të hapur dhe të fshehtë që kanë ndikuar në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në Opinion-in e Fevziut se gjyqtari në Lezhë u kërcënua, ndaj dhe ndryshoi masën e sigurisë që vetë e kishte dhënë në fillim, “me burg”.

Hoxha ju referua për këtë turmave që për 3 ditë protestuan tek Drejtoria e Policisë dhe Gjykata, si dhe burimeve që tha se i kishte nga policia kriminale dhe SHISH.

Ndërkaq, debati po kanalizohet në ngjashmërinë dhe diferencat e rastit të kryebashkiakut të Lezhës me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryesisht analistë pranë opozitës thonë se edhe mazhoranca i bëri presion drejtësisë kur kishte akuzën e ish-ministrit të Brendshëm dhe nuk la që të përfundonte në burg.

Por sa ngjan dhe si ndryshon rasti i Saimir Tahirit dhe Fran Frrokajn në aspektin procedurial?

Në rastin e Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm kishte ndryshe nga Frrokaj, një barrier ligjore më mbrojtëse për masë sigurie. Arrestit për Tahirin duhet t’i hapte rrugë Parlamenti, ndërsa për kryebashkiakun e Lezhës nuk ekzistonte kjo “siguresë mbrojtëse”.

Në rastin “Tahiri”, Prokuroria nuk shkoi në gjykatë për të marrë paraprakisht një vendim mase sigurie, megjithëse ligjërisht mund ta bënte.

Madje deputetë të mazhorancës që e njohin mirë ligjin, si për shembull Ulsi Manja, një ish-prokuror, ju drejtua kolegëve duke thënë se organi i akuzës duhet të vinte në Kuvend pasi të kalonte në gjykatë për masë arresti. Mazhoranca e përdori këtë aspekt procedurial si alibi për të vendosur mosdhënien e autorizimit për arrest.

Ndërsa Fran Frrokaj u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit shkoi në Gjykatë për të marrë një vendim për masë sigurie.

Ndërkaq, pas vendimit të Gjykatës së Lezhës për ta çuar në arrest shtëpie Fran Frrokajn, pati akuza nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës se mund të prishen provat në lidhje me rastin e tjetërsimit të pronave te “Rana e Hedhun”. Po të njëjtat akuza ka bërë edhe opozita për rastin e Saimir Tahirit në muajin tetor.

Megjithatë, diferenca në të dyja rastet është e thjeshtë: Fran Frrokaj është ende kryetar i Bashkisë së Lezhës dhe ka akses në dokumente zyrtare, vulën e bashkisë dhe zotëron të drejtën e firmës.

Ndërsa Saimir Tahiri, në kohën kur shpërtheu akuza nuk ishte ministër i Brendshëm, madje ishte larguar prej 6 muajsh dhe nuk kishte akses direkt në dokumentacion.

Kjo pasi pas kërkesës së prokurorisë, PS-ja e shkarkoi nga të gjitha funksionet politike si nga kryesia dhe grupi parlamentar.

Kurse PD-ja nuk mori vendim politik për kryebashkiakun e Lezhës, madje e mbrojti politikisht.

Zakonisht, sipas precedentëve botërorë, kur zyrtarët përballen me akuza zyrtare, ose dorëhiqen nga funksionet zyrtare ose përkohësisht “ngrijnë”. Por kjo gjë nuk ndodhi me Fran Frrokajn. (tesheshi)

2 komente në “Precedentët, ndryshimet dhe ngjashmëritë e rastit “Frrokaj” me atë “Tahiri””

  1. kasem gahinji says:

    gjukatesi dhe prokurori pacin faqen e zeze.duhet te japin menjehere doreheqjen,ne rradhe te pare si frikacake.nuk jane per ate pune.hetimi duhet te shtrihet deri ne fktin qe kush e ka rivene ne detyre kete gjelin e baces,kur ka qene e denuar me pare per te njejtin veprim.cfare lidhje ka frrokaj me frrokajt e darovitur me toke,prone,pse pikerisht ata dhe jo nje tjeter.sa vete nga ketaqe ndiqen penalisht vine nga e njejta komune qe permendet.qe ketej del edhe konkluzioni qe eshte grup me lidhje te caktuara,te mepareshme dhe te qellimshme.inspektoriatet duhet te kontrollojne ,te marrin ne pyetje edhe gjyqtarin dhe prokurorin.te dale pergjegjesia,ndryshe qe ketu ,vetingu eshte i kopomentuar.ky duhet tejee shqetesimi me i madh.

  2. Grabitesi i pronave says:

    Po kryeministri nuk mund ta pezulloje apo ta shkarkoje ate si ne rastin e Shukriut? Apo vari lesht,se na zemerohet tavarish Lylzimja!Dhe qe ta kuptojme ne qe nuk jemi te zgjuar..Mire ne burg nuk e cuan tani per tani kete te degjenruar, sepse “u tremb “gjyqtari dhe ndryshoi venmdimin e tij,po duke qene ne arrest shtepie,do veje dhe ne zyre ky “i pafajshem” qe pranon se ka firmosur,por” nuk e dinte” i shkreti shejtan budalla se shkelte ligjet dhje fallsifikonte grabitjen e pronave te te tjereve apo te shtetit? Nje ushtri e tere me keshilltare ligjore te bashkise etj etj nuk i thane gje te varferit,i cili “sapo hyri ne zyre,kishte jetuar per vite te tera ne emigracion,ne shkretetiren e Sahares dhe nuk kishte haber se cfare ndodhte ne qytetin e tij,ku jeton denbabaden,eshte rritur atje,eshte bere dhe politikan i klanit tekorruptuar deri ne gen te “studios ligjore te krimeve te PD-se”,te ashtuquajturen PD dhe ishin po ata qe vendosen ta caktojne kandidat per kryetar bashkie,duke vleresuar “cilesite e shquara te tij ne kete drejtim” sic duket.Si nuk ditka gje ky se si e ka hedhur dhe perse e ka hedhur firmen,kur Lezha njuk eshte si Tirona,ne Lezhe njihen 100% personalisht me njeri tjetrin dhe edhe nje pordhe po te behet ne ndonje cep,te nesermern e ka marre vesh e gjithe Lezha.Kurse ky shenjtori i PD-se s’ka marre vesh se c’eshte bere me tokat ne bregdet atje,sa leke paguhet nen dore per nje cope toke ketu apo atje ,sepse sekseri i tij,miku i ngushte i tij qe ka organizuar gjithe kete skeme mashtrimi “nuk e ka informuar fare”,pavarsisht se rregullisht pjesen e tij ja ka dhene per cdo firme te tij te hedhur dhe kushedi sa arka me birre apo shishe konjaku kane pire bashke,duke shijuar biznesin e tyre te stisur…Per kaq budallenj na merr neve por dhe specialistet e sistemit te drejtesise(policine,prokurorine etj etj) ky zhapik i PD-se?Apo keshtu e keshilluan avokatet e tij,Partia Destruktive dhe tavarish Luli etj etj te thote! Me ke tallen keta!!!!Ore po qenkeni shjume te zgjuar,ku keni qene deri tani,nuk e kemi ditur!Beni ndonje kerkese per te fituar rekordin Gines,se e meritoni.Kupotohet po kaluat pengesen me te madhe qe quhet : Arta Marku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje