Financimi rus i PD, Balla: Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën, të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit

21 Mars 2018, 13:41Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përsëritur edhe një herë që Prokuroria nuk duhet që të humbi kohë dhe të marrë  menjëherë në pyetje kreun e Opozitës Lulzim Basha lidhur me financimin rus të PD.

Në një deklaratë për median Balla tha se KQZ dështoi në skanimin e këtij skandali të rëndë.

Më tej Balla duke iu drejtuar Bashës i tha këtj të fundi që të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit, që janë të vetmit të thirrur në Prokurori, por të shkojë vetë atje dhe të japë llogari për finacimn rus.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla:

Duhet të kuptojmë që institucionet e pavarura që zgjidhen nga Kuvendi çdo vit raportojnë në Kuvend dhe më pas është Kuvendi që përmes rezolutës miraton gjetjet dhe rekomandimet për funksionimin e institucionit vitin pas ardhës. Rasti i radhës është KQZ-së, i cili ka raportuar mbi veprimtarinë e tij gjatë viti 2017 dhe jemi në fazën që do të bëjmë rekomandimet për përmirësime të funksionimit të këtij institucioni gjatë vitit 2018.

Duhet të jem i qartë që edhe nga të dhënat që kemi marë zyrtarisht nga KQZ-ja. Ne i kemi kërkuar dhe na është vënë në dispozicion i gjithë informacioni i depozituar nga PD-ja, lidhur me shpenzimet e PD-së gjatë fushatës së vitit 2017.

Nga verifikimi që është bërë edhe publik na rezulton që PD nuk ka deklaruar disa shpenzime në vlera të mëdha, pagesa në vlerë 525 mijë euro paguar për subjektin lobues Muzin Capitol, bëhet fjalë për një lobist amerikan që ka një kontratë të firmosur nga Lulzim Basha me këtë person.

Në kontratë thuhet qartë që është për qellime elektorale dhe nuk është deklaruar në KQZ. Kjo do të thotë që jemi para një situate të tillë. Së pari PD-ja ka shkelur ligjin për fallsifikim të dokumentave zyrtarë, për shkak se në dokumentin e depozituar nuk rezulton të jetë deklaruar ashtu siç duhet dhe të gjithë e dimë që në KQZ, duhet ti deklarojmë të gjitha shpenzimet që kemi bërë gjatë fushatës. Së dyti jemi përpara një vepre penale që janë çështje të mosdeklarimit.

Dhe kjo është një çështje që ngarkon me përgjegjësi, Lulzim Bashën, futur këtu edhe prishjen e provave apo të elementëve që përbëjnë një vepër penale për shkak se në dokumentat zyrtarë konstatohen mospërputhshmëri të të gjitha këtyre deklarimeve. Të gjendur përpara kësaj situate jemi duke i bërë thirrje PD –së dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, i cili është personi drejtpërsëdrejti përgjegjës, pasi ai është firmëtari.

Nuk ka asnjë dokumentacion, ku një prej institucioneve vendimarrëse të PD-së që mund të ishte Kryesia e PD-së apo Kuvendi Kombëtarë i PD-së të ketë miratuar dhënien e autorizimit për Bashën për të bërë një kontratë të tillë. Duhet një sqarim publik, në fund të fundit nga xhepa oligarkësh rus, tashmë konfirmuar, sepse ata janë pronarët e Biniata Trade janë bërë pagesa në interes dhe në emër të PD përkundrejt Nik Muzin, lobuesit amerikan.

Në të gjithë këtë situatë jo vetëm sqarimi publik, por unë insistoj që është Prokuroria tashmë, KQZ ka dështuar, pot ë kemi patrasysh skanimin, auditimin e këtij skandali tepër të rëndë. Nëse KQZ nuk i ka mekanizmat, publikisht duhet të kishte sqaruar, por tashmë e kemi tejkaluar, sepse jemi në kushtet e një vepre penale në vijim. Shqetësimi im në emër të Grupit Parlamentar Socialist, është i qartë.

Prokuroria nuk duhet të vonojë për asnjë moment thirrjen dhe marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për të sqaruar gjithë këtë skemë financimi të paligjshëm dhe më pas të jeni të sigurtë që ne do të ndërmarim nisma ligjore, pësa i përket rritjes së transparencës së financimeve për partitë politke, që është një prej detyrimeve kryesore dhe në kuadër të reformës zgjedhore. Jemi shumë të shqetësuar që një parti politike është financuar me fonde të dyshimta deri më tani.

Është detyrë e PD dhe Lulzim Bashës të mos fshihet dhe tejkalojë këtë moment të rëndësishëm sa i përket financimit dhe transparencës së financimit të partive politike dhe të japë përgjigje ndaj këtyre pyetjeve në publik, por të mos fshihet as pas Arben Ristanit, as pas një zotërie tjetër Dërvishi, të cilët janë dy personat e thirrur deri tani në Prokurori, por të vihet në dispozicion të Prokurorisë.

Rasti i djeshëm në Francë, i ish- presidentit Sarkozi i financuar nga fonde që vinin nga Libia dhe Gadafi është një model për drejtësinë shqiptare, se si nuk duhet falur askush, kur bëhet fjalë për çështje që kanë prekur dhe sigurinë kombëtare.

Për tre muaj me radhë çadra e Republikës së Re ka dyshime të jetë financuar nga të njënjtyat burime të dyshimta dhe ky është një element që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të vendit tonë, po të kemi parasysh një spirale të rrezikshme ku është munduar PD gjatë pranverës së viti 2017 të fusi Shqipërinë, për të bllokuar zgjedhjet, për të nxirë imazhin e Shqipërisë në institucionet amerikane e në mediat amerikane. Kush janë financuesit, çfarë ju është premtuar financuesve rusë në këmbim të kësaj spiraleje të rrezikshme të sigurisë kombëtare”, deklaroi Balla.

Janë detyrat e antarëve të Komisionit të Ligjeve, që janë komisioni përgjegjës për shqyrtimin e veprimtarisë së KQZ-së, ne kemi rënë dakord të bëjmë një sërë rekomandimesh , por kemi parasysh që përpkrah Komisionit të Ligjeve, vepron edhe Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Ky komision do të shqyrtojë të gjitha këto nevoja që burojnë edhe nga rekomandimet e raporteve të OSBE/ODHIR 2013, 2015, 2017 për të rritur transparencën, por sot çështja më e rëndësishme ka të bëjë pikërisht me prova të pakontestueshme të një financimi të huaj për një parti politike. Legjislacioni shqiptarë është shumë i qartë në këtë çështje. Veprat penale tashmë janë shumë të qarta, fallsifikimi i dokumentave zyrtyar, dëmtim të provave nga ana e PD-së dhe Lulzim Bashës personalisht, që do të thotë që Prokuroria duhet të veprojë menjëherë. (TemA)

5 komente në “Financimi rus i PD, Balla: Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën, të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit”

  1. Toni says:

    Jane prek shume keto te PS i dhimbset Shqiperia. Keto qe i ka krijuar vete Serbia si parti.Dhe ne 97 kur Serbia filloi masakrat ne Kosove. Edhe keto si cetniket serb ngrinin tre gishtat anembane Shqiperise.

  2. Dibrani says:

    Po flet tau tau ,….qetsi ?????

  3. Henri says:

    E Rama bam , E Balla ham…

  4. Tr says:

    PERSE NUK THIRRET BASHA NE PREKURORI ?????????????

  5. Jam says:

    Me siguri e ngatrro Me berishen qe furnizoi slloboden Me nafte???
    Apo kur berisha ish kunder pavarsise se kosoves???
    Ti flet per serbi,po harron qe baca yt udb bashi sal ram berisha ka gru sllobodanken apo kur te solli fazllicin ne keshill te mbrojtjes.
    Mbake mend ti 97,po cudi smbake mend 2008 apo 2009.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje