Mashtrimi i politikanëve shqiptarë dhe e vërteta e vizitës së këshilltarit të Trump, Rudi Giuliani në Tiranë

21 Mars 2018, 10:15Politika TEMA

Ndërsa e gjithë klasa politike në Shqipëri tentoi që të shiste në publik fotot e takimit me  ish-kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Rudi Giuliani, njëkohësisht dhe këshilltar personal i presidentit të SHBA, Donald Trump, arsyeja e vërtetë e kësaj vizite nuk lidhet me interesat e shqiptarëve.

Por, fokusi i tij i vërtetë për vizitën në Tiranë, kanë qenë muxhahedinët.

Ai është takuar në kryeqytetin shqiptar me Maryam Rajavi, e cila është drejtuesja e rreth 2 mijë muxhahedinëve që janë strehuar në Shqipëri.

Mësohet se ata diskutuan mbi regjimin në iran dhe nevojën për të adoptuar një politikë vendimtare kundrejt regjimit atje.

Rudy Giuliani vlerësoi kryengritjen e fundit të popullit iranian dhe tha se roli i MEK-ut në organizimin e protestave – që detyroi udhëheqësin dhe presidentin e regjimit të pranonte atë – tregon për potencialin dhe aftësitë e rezistencës iraniane për ndryshim në Iran.

Ai nënvizoi mbështetjen e tij për Rezistencën iraniane të udhëhequr nga Maryam Rajavi për ndryshimin e regjimit dhe krijimin e lirisë dhe demokracisë në Iran.

Këshilltari personal i presidentit të SHBA, Donald Trump, Rudi Giuliani mori pjesë dhe në një takim të madh të zhvilluar te Pallati i Kongreseve me muxhahedinët.

Por vizita e tij lidhet edhe me një aspekt tjetër.

MEK ka shprehur shqetësimin kohët e fundit se agjentë të shërbimit sekret iranian po kamuflohen përmes shoqatave të ndryshme kulturore dhe po organizohen për eliminimin e anëtarëve të saj.

Në një email të shpërndarë nga MEK një javë më parë për mediat, thuhej se Ministria e Inteligjencës iraniane dhe agjentët e tij në ambasadën iraniane në Shqipëri, po punojnë nën maskën e aktiviteteve kulturore në Teheran dhe Tiranë, duke përdorur mercenarët e tyre të njohur për shpifje dhe përhapjen e informacionit të rremë kundër Rezistencës Iraniane dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri:

Ndërsa regjimi i Mullahëve është i rrethuar nga kryengritjet, protestat dhe sulmet në të gjithë vendin, e ndjen më shumë se kurrë të domosdoshme të komplotojë kundër opozitës kryesore të tij.

Një nga shembujt e fundit ishte mbajtja e takimeve më 5 dhe 6 mars 2018 në Teheran, për të përkujtuar Naim Frashërin, poetin e fundit të shekullit të XIX nga Shqipëria.

Ministria e Inteligjencës së regjimit (MOIS) dhe ambasada sollën një numër shtetasish shqiptarë dhe ballkanas si akademikë dhe gazetarë për të marrë pjesë në këto takime”.(TemA)

6 komente në “Mashtrimi i politikanëve shqiptarë dhe e vërteta e vizitës së këshilltarit të Trump, Rudi Giuliani në Tiranë”

  1. Nikoleta says:

    Giuliani erdhi per muxhahedinet, kurse keta i lepin bythen kush e kush ta takoj me pare
    Shifni fytyren me te peshtire dhe me te urryer Fatmir
    Mediun qe duhet te ishte ne burg
    Ky hajdut basdart jeton ne 800 m katror ne bllokun nobis dhe me 4 makina luksoze, duke mashtru e duke vjedh.njerzit

  2. USA says:

    MEDI GERDECI BIRI I KURVES

  3. kanuni says:

    Hahahahahahaaaaaaaaaaaa…., ja që edhe në shoqëritë moderne, HALETË mbeten të domosdoshme…!!!

  4. fatja says:

    si eshte e mundur qe amerikanet nuk i kane vene vizen fatmir qelbersires njeriut te perlyer dhe pjese e bandave trafikante te droges ?
    Edhe sa kohe do te dale ky montser medihoxha neper televizione ? ai duket zhdukur sa me pare nga ekranet se na ndjell vetem neveri dhe urrejtje kur e shohim.

  5. BARI KOTI says:

    Pirdhni ore delet e urta te perendise pirdhni se ç’fryheni !!!!! Ish ambasadori amerikan ne Shqiperi James Jeffrey ka thene , citoj Temen : Punojme dhe me djallin nese avancon interesat tona !!!!!!!!!! Pra delet e urta te Allahut rrini urte se asnje politikan djall
    (ene me brire qofte) bythelepires se sumes se Daj-es Sam-iut nuk leviz nga “kolltuku” !!!! Kush nuk “lepin” mire sipas interesave te Jeffrey-t me “shoke” quhet armik ene semuret me kancer ene shko ne te semes !!!!! Hajde delet e urta hani ate racionin e barit ene “squk” mos e ngrini zerin .

  6. Konti Sbalta says:

    Fatmir Mediu eshte kryetari “ballisto-zogist”qe eshte llob i fuqishem ne Amerike qe mbas luftes se dyte boterore qe ka mbeshtetur e financuar PR qysh ne krijimet e saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje