KQZ zbardh paratë e PD: 31 mln lekë për konsulenca dhe shpenzime (qindra mijëra dollarët e shpenzuar në Uashington s'figurojnë gjëkundi)

20 Mars 2018, 19:48Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017, ku detajohen në zëra të ardhurat dhe shpenzimet e forcës kryesore në opozitë për aktivitet normale dhe ato elektorale.

Të ardhurat e PD për vitin që shkoi ishin 131 milion e 200 mijë lekë, ndërsa ka shpenzuar 28 milion lekë më shumë.

Pika që pritej me më shumë interes për shkak të debatit aktual për kontratat e lobimit ndërkombëtar të PD-së, në raport përkon me “Shpenzimet dhe konsulencat” për të cilat PD ka paguar 31 milion e 264 mijë lekë.

Prej tyre 4 milion e 800 mijë kanë shkuar për aktivitetin normal të partisë, ndërsa pjesa tjetër prej 26 milion e 400 mijë lekësh për fushatën zgjedhor.

Raporti për PD

Shpenzime dhe konsulenca 31 milionë e 264. 480

Shpenzime te aktivitetit normal 4 milionë e 858 mijë e 602 lekë

Fushata zgjedhore jane 26 milionë e 402 mijë e 878 lekë

Totali i shopenzimeve 158 milionë e 843 mijë e 517

4 komente në “KQZ zbardh paratë e PD: 31 mln lekë për konsulenca dhe shpenzime (qindra mijëra dollarët e shpenzuar në Uashington s’figurojnë gjëkundi)”

  1. Tr says:

    Te merret nen hetim pa humbur kohe . Ligji i barabarte per te gjithe .

  2. Mirel says:

    ??. Bravo LULUSH!!
    S’ke lënë gjurmë.!
    Jo si SARKOZIA, paska qenë noqe ai !!??????

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Tema,ka nje lajm per arrestim te Sarkozy nen akuzen e ryshfet/pagimi prej Gaddaf-it……….

  4. shqip says:

    Kete e kemi marre vesh . Gjeja e vetme qe Kqz mund dhe duhej ta bente , ti kerkonte parlamentit pezullimin e mandatit te depudhjerit Basha . Tahirin e pezulluan.pa asnje indicie . Vetem se dikush permend nje emer ne telefon . Ndersa ketij i shkoi fama deri ne Shba . Nuk ka llogjike ku te rrije . Franca edhe pas kaq vitesh , dhe i ve kembet ne nje kepuce edhe presidenteve . Ketu bej ç’te duash . Vidh , vrit , shit , nuk ja ndjen fare as per drejtesi . S’ka gjasa te behet . Jemi si republikat e bananes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje