Meta autorizoi marrëveshjen me Greqinë, flet Edi Paloka: Prape ka diçka që s'shkon

20 Mars 2018, 15:13Politika TEMA

Edhe pas marrjes së autorizimit nga presidenti Ilir Meta, sërish Partia Demokratike thotë se ka diçka që nuk shkon lidhur me negociatat me Greqinë.

Ka qenë nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka  i cili thotë se një marrëveshje e drejtë me Greqinë nuk mund të realizohet nëse ajo bazohet mbi pazare.

Paloka  shtoi në News 24 se deputetët e opozitës nuk kanë informacion për këtë proces, Paloka theksoi se negociatat duhet të marrin kohën e nevojshme.

Më vjen mirë që Presidenti më në fund ka marrë informacionin e duhur, përderisa ka dhënë autorizimin për plotfuqishmërinë.

Deri dje kjo çështje ka qenë plotësisht në terr, edhe për ne si deputetë të mazhorancës, dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm. Synohet që të arrihet një marrëveshje me Greqinë.

Që kjo marrëveshje të qëndrojë në këmbë duhet që të dyja palët të jenë të kënaqura, dhe ajo të realizohet mbi drejtësinë dhe jo mbi pazaret. Ne të gjithë jemi të kënaqur që nisin negociatat për këtë marrëveshje.

Ajo që ne nuk dimë deri më tani është a janë të vërteta ajo që kemi dëgjuar deri më sot. Edhe koha e arritjes së negociatave është me rëndësi.

Nëse i mbyllim bisedimet me Greqinë për një javë, kjo tregon se ka diçka që nuk shkon.

“Pjesa tjetër sa i takon grupit negociator ka disa pika të errëta. Sipas informacionit që kemi ne, Meçollari ka një dosje 400 faqe. Nëse kjo dosje është zhdukur, atëherë kjo është shumë e rëndë.

Pse këmbëngulet kaq shumë që Meçollari të jetë negociator, ku ka këto hije dyshimi? Pse nuk zëvendësohet ky negociator?

Por përkundrazi, jo vetëm që nuk zëvendësohet por këmbëngulet që të jetë pjesë e grupit negociator”, u shpreh deputeti Paloka.

10 komente në “Meta autorizoi marrëveshjen me Greqinë, flet Edi Paloka: Prape ka diçka që s’shkon”

  1. undefined says:

    Me goje hapë si gjithmone

    1. Kujtimi says:

      O PA LOQE
      TER JETEN GOMAR MBETE
      KUR DO BEHESH. KERIC
      FYTYR E QELBUR

  2. undefined says:

    Me goje hapë si gjithmone.

  3. fieri says:

    tha nuk thkon ore??? kur te mbaroje inceneratori i fierit atje duheni futur te gjithe o plehra, ku u katandiset , paloqe, ndoka, salianji, GD, basha edhe plaku Merre

  4. Lulushja says:

    P paloqe,!
    Vate puna jote!?

    1. ce says:

      Po kur do jesh dakord ti mor thuthuq kur o te shplafte panuklla se te shkoi jeta duke uleritur, ankuar, dhe share ne parlament o gangster Tirone, mjer PD me cilin përfaqësohet,,,,

  5. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    Aaaaaaaaaaadriiiiiiiiiiiii !!!!!!
    LESHI I PAJDHIT TE PALARE !!!!!!
    Ka patur te drejte ?????

  6. gomari says:

    KY ESHTE BIG G O M A R……lume PD qe e ka.

  7. erisa says:

    Nuk ka vetem nje gje qe shkon. Ka shume. U shtua dhe spiuni Krisafi. Sigurims i vjeter, gjoja ekspert, plak matuf. Perse i bashkohet Krisafi grupit negociator? Si eshte e mundur qe njerez pa asnje status zyrtar perfshihen ne grupe pune shteterore?

  8. Cuku says:

    Komplet TOPE I shkret Paloqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje