Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur pas dhënien së autorizimit ministrit Bushati për fillimin e negociatave me Greqinë për çështjen e detit.
Duke folur për mediat, Meta u shpreh se derimë tani kemi realizuar një bashkëpunim mjaft produktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe tekniko-ligjore.
“Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft produktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje me Greqinë.
Besoj se është bërë një punë e konsiderueshme. Jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese”- u shpreh Meta. (TemA)