Fton shoqërinë civile dhe publikun në luftën antikorrupsion, Ministrja Gjonaj: Jeni aleatët tanë

20 Mars 2018, 14:26Politika TEMA
Fton shoqërinë civile dhe publikun në luftën antikorrupsion,

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka drejtuar një ftesë të drejtëpërdrejtë Shoqërisë Civile dhe në mënyrë të veçantë publikut që të bashkëpunojnë me qeverinë në luftën kundër korrupsionit.

Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e publikut, është një nga elementët kyç, që ndikon në efikasitetin dhe suksesin e kësaj sfide jetike për shtetin”, ka thënë ministrja gjatë Forumit të parë konsultativ antikorrupsion që është zhvilluar sot paradite.

Në këtë forum, të organizuar nga Ministrja e Drejtësisë, e cila është njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare Antikorrupsion merrnin pjesë përfaqësues të ministrive të ndryshme, institucioneve të pavarura kushtetuese, shoqërisë civile, medias dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

“Sfida jonë është jo vetëm të ulim korrupsionin, por edhe të ulim perceptimin e publikut ndaj fenomenit korrupsionit”, ka theksuar në fjalën e saj Gjonaj, e cila ka siguruar për angazhimin e saj të plotë në bashkëpunimin me të gjitha aktorët e fushës për tja arritur këtij qëllimi.

Duke folur për angazhimin e qeverisw në luftën kundër korrupsionit, ministrja ka theksuar se do të shtohen masat, për të forcuar sistemin, për të rritur kontrollin mbi administratën publike dhe për të evidentuar e dërguar para drejtësisë të gjithë ata që do të shfrytëzojnë detyrën për të bërë korrupsion.

“Jemi të vendosur që lufta ndaj korrupsionit të jetë një nga kryefjalët e këtij mandati, kjo në shërbim dhe vetëm në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të suksesit të çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka thënë Gjonaj.

2 komente në “Fton shoqërinë civile dhe publikun në luftën antikorrupsion, Ministrja Gjonaj: Jeni aleatët tanë”

  1. jani says:

    Qarkullon informacioni se sekseri i kesaj zonjes eshte bashkeshorti, i cili mbyll aferat e tenderave , legalizimeve , certifikatave te pronesise.

  2. spartak says:

    Z.Ministre.
    Ju uroj dhe dëshiroj , që detyrën e ngarkuar , ta shikoni si detyrimin më madhor të karrierë T’uaj për realizimin e suksesshëm e cilësor të Reformës në drejtësi , si dhe në arritje të prekshme në luftën kundër korrupsionit .
    Ju organizoni forume , sesione shkencore dhe takime të ndryshme edhe nëpër rrethe .
    Pa dashur të ul aspak kontributet e vyera të diskutantëve pjesmarrës në këto organizime , mendoj se ftesa juaj publike është me vend e ka vlera . Eshtë më se e vërtertrë që jo me pak vlera do ishin edhe mendime e ide të ndryshme të shprehura nga një mori e madhe njerëzish e veçanërisht specialistësh të fushës , një pjesë e të cilëve kanë dalë edhe në pension , por ama kanë mbi supe një përvojë e bagazh që duhet respektuar , marrë në konsideratë dhe vlerësuar për aq sa vlen e mundet .
    Unë për vehte kam 3 mendime . Dikush tjetër mund të ketë më pak , ndoshta një , ndoshta më shumë , por rëndësi ka që të gjindet mundësia që , në ndonjë formë a tjetër , të dëgjohen dhe evidentohen edhe ato e , siç thashë , të vlersohen e merren në konsideratë , për aq sa janë të dobishme e vlejnë .
    Mos e anashkaloni dhe neglizhoni përvojën e para ardhësve , se është një pasuri e vyer e të provuar nga koha , të cilën , nuk e gjen lehtë dhe me shumë pak mund e shpenzim .
    Mendoj e sugjeroj , që të hapni një portal të veçantë e të thjeshtë në përdorim , pa shumë barriera paswordesh , të cilat shumë vetë as që i mbajnë dot mend , e kështu pa dashje , ju privohet e drejta për t’u shprehur .
    Me Respekt . 069 39 639 55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje