LSI është në ditët e saj më të këqija. Hemoragjia që po pëson javët e fundit e ka bërë partinë që qëndroi 8 vite në pushtet më të dobët se kurrë.
Këshilltarët bashkiakë të disa prej njësive administrative në vend duke filluar me Tiranën e vazhduar me Gjirokastrën, Fierin, Belshin Vlorën dhe së fundmi Skraparin, janë larguar nga LSI duke ju bërë thirrje edhe anëtarëve që të bashkohen me PS-në.
Arsyeja është bashkëpunimi me PD-në e Bashës dhe pengimi që PD-LSI po i bën integrimit të vendit. Gjithashtu, theksohet se opozita e Kryemadhit është e padenjë.
Bashkia e fundit ku LSI ka falimentuar është Skrapari. 6 nga 10 këshilltarët e LSI në Çorovodë (Skrapar) kanë kaluar me PS-në. Bastioni i Metës ka rënë përfundimisht. Pas këtij largimi nga LSI, PS-ja tani kontrollon 9 nga 15 këshilltarët bashkiakë duke u bërë kështu mazhorancë e plotë.
Edhe 2 këshilltarët e PD dhe PR që akoma nuk janë rreshtuar formalisht me PS-në, në votimin e fundit kanë votuar njëlloj si PS duke e çuar kështu në 11 numrin e votive të socialistëve në këtë këshill bashkiak, nga 15 që janë gjithësej.
Kësilloj, kryetari Nesim Spahiu i LSI praktikisht është formalisht në krye të bashkisë.
Si për t’i vënë vulën nxerrjes së PD dhe LSI në opozitë, anëtarët e këshillit Bashkiak Çorovodë, dje në datë 19 mars 2018, ka shkarkuar kryetaren e Këshillit bashkiak të LSI, zonjën Mimoza Zylyftari duke votuar në vend të saj për socialistin zotin Partizan Gorçe, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga lexo.al.
Deklarata e plotë e këshilltarëve të LSI që iu bashkuan PS-së:
Deklaratë për shtyp – Këshilltarët e LSI, Skrapar
Kur tre vjet më parë garuam nën siglën e LSI në njësinë administrative të Skraparit, ishim të bindur se bënim pjesë e një të majte të bashkuar dhe përparimtare, që do të afronte Shqipërinë me Europën përmes reformave thelbësore.
Për fat të keq, zhvillimet e fundit politike tregojnë qartë se LSI është bërë bashkë me PD për të parë nga lindja, e jo më nga Perëndimi.
Ne nuk jemi votuar nga qytetarët e Skraparit për të qenë vegla të interesave të huaja në vendin tonë. Të bëhesh sot bashkë me Lulzim Bashën, është njësoj sikur të ulesh në të njëjtën tryezë me ata që dëshirojnë një Shqipëri të përçarë, të prapambetur dhe larg Bashkimit Europian.
Në të shkuarën, LSI si një forcë politike me fokus tek integrimi është përpjekur të shtyjë përpara reforma të përgjegjshme, me impakt pozitiv në jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Megjithatë, sot projekti i vetëm i LSI është të rikthehet sërish në pushtet, e për të bërë këtë është e gatshme të përdorë të gjithë makinacionet e mundshme, duke u katandisur në një shtojcë të Partisë Demokratike dhe të interesave ruse në Ballkan.
Opozita e LSI është një opozitë e bazuar mbi sharjet dhe çizmet, e që nuk ka asgjë të përbashkët me interesat thelbësorë të vendit.
Sot, LSI është shndërruar në një faktor bllokues i reformave dhe ç’është më e keqja, edhe investimeve në të gjithë zonën e Skraparit.
Për këtë arsye, duke pasur në zemër interesat më të mira të personave që i kemi shërbyer gjatë këtyre tre viteve dhe duke marrë parasysh se qytetarët nuk na votuan as për të sharë, as për t’u rrahur e as për të flakur çizme, deklarojmë largimin tonë përfundimtar nga radhët e LSI.
Nga dita e sotme, ne i bashkohemi grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe e bëjmë këtë të vendosur për t’i shërbyer deri në fund transformimit të plotë të zonës së Skraparit, një zonë që i ka të gjitha mundësitë për të qenë e begatë, ashtu si bukuritë natyrore që na rrethojnë.
Duke përfituar nga ky moment, i bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë sepse partia e tyre nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Përkundrazi, sot opozita po i shërben interesave okulte, që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Kushdo që ka sadopak ndërgjegje brenda vetes, nuk mund të pranojë të ndjekë këtë rrugë. Ne, nuk mund ta pranojmë këtë!
Faleminderit! (lexo.al)
Edhe une i beje thirje gjithe keshilltareve dhe antareve te LSI-ise te distancohen nga nje llafazane dhe injorante si Monika Kryemadhi.Turp qe nje parti parlamentare te drejtohet nga nje njeri me se ordiner dhe i pa edukat si kjo Kryemadhi,prandaj ju beje thirje dhe deputeteve te shikojne qendrimin e tyre.
Ja dhe nje tjeter
http://tna.al/rektori-gaqi-kacani-apo-mashtruesi-jorgaq/
Aha , kaq e pati edhe kjo Pune . Me duket se ne parti do ngelen : Mona si kryetare , Petrua si sekretar , ndoshta , ndoshta , edhe ajo goca kamikaze qe akoma s’ka mbaru gjimnazin . Nuk e dime , ata te rinjte e fshatit , do vene gje ne Jale kete vit ?
Ku ishin keta Keshilltaret kur LSI ishte ne pushtet bashke me PD-ne? Apo kur jane ne pushtet nuk eshte shqetesuese aleanca me PD-ne, ndersa kur dalin ne opozite bejne si moraliste. Keta jane te gjithe llum, hajdute dhe zhvates te shtetit, se vetem te tille njerez ka patur dhe ka LSI. Si oportuniste qe jane tani po shkojne prape tek PS, qe mos i heqin duart nga tepsia ( siç e quan kryeripjellasi).
Bravo u qofte keshilltareve te LSI ne Skrapar.Ata po e shikojne realitetin e sotem ne LSI qe nuk kane vizionin e duhur per vendin.Monika çizmja ( e cila mburret me kete veprim prej budallaqeje),po e çon partine ne humner atje ku po shkon pd-ke e Lulit.I respektoje keta keshilltar se po bejne veprimin e duhur.
Bravo ! Largohuni nga nje parti pacavure,e cila ia hap shalet kujdo qe i jep pak pushtet. Edhe une i bej thirrje te gjithe antareve e simpatizanteve te LSI : Largohuni nga ajo parti . A mund te rrish ne nje llogore me Sali Berishen e Lulzim Bashen ,te cileve u kullojne duart gjak edhe sot e kesaj dite? Pse i vrau 4 qytetar me 21 Janar? Cili ishte brenda rrethimit te kryeministrizse? Gjejeni nje e thoni ? Pse i prishi provat? Pse fletsi bilbilaliu e luli ? Flasin se kishim nje drejtesi te kalbur ,nje drejtesi servile te saliut. Kishim gjyqtar interesaxhinje qe pinin gjakun e ketij populli. Largohuni pa patur pishmanllek…. LARGOHUNI!
A e degjuat kete injorante qe e tha me ze dhe figure qe ilir Meta I ka detyruar keta te LSI per te votuar Reformen ne Drejtesi se keta birco nuk kane dashur…..Kaq mjafton qe te gjithe ata qe duan Shqiperine duhet te largohen sa me pare nge LSI…. sa me pare…….
20 000 000 euro investim per portin e peshkimit ne durres , kur vlera maximale e punimeve qe jane bere aty eshte jo me shume se 5 000 000 euro
A e kuptoni se sa ka vjedh LSI -ja ????
A ngel na i cik shtet , a ka organe drejtesie ketu ????
Ne Genova porti i peshkimit ka kushtu 20 000 000 euro dhe eshte mbi dhjete here me i madh
Po me Moniken cfare do behet? Do mbetet kryetare partie apo do I bashkohet burrit si zonje shtepie?
????BRAVO !!!????????
po u vjen menopauza ne te njejten kohe si Mones si LSI se. kur mbytet anija e braksin minjte,,, Mona edhe Basha politikanet ( po qe se mund ti quajme keshtu ) me ordinere qe ka pase shqiperia , pse mos te talli trapin edhe Rama me keta
Më bën përshtypje ky qëndrim QYTETAR i këtyre skraparllinjëve. Nuk duhen paragjykuar malsorët e Skraparit dhe të njësohen me llumin e LSI-së. Ju lumtë!
Te shkosh mbrapa Monikes dhe Titit eshte turp i madh sepse kjo parti dihet qe eshte JASHTEQITJE E PS dhe jashteqitja dihet se ćfare eshte.Shikoni se çfar deputete kurvica qe kan afruar.
Skraparllinjte jane njerez te punes ,te ndershem ,dhe te mbajtjes se fjales se dhene..
Prandaj e duruan Liken kaq gjate se ende shpresonin….
Po kur e pane ku katandisi kjo lloj partie dhe po shofin me syte e tyre cfare I ka bere Malit te Tomorrit baba Likja ,cte presin me ,,,,,
Rruga e leshelise dihet po shperbehet nga.dita ne dite,,,,,,,,,
Parti.xhepash,
LSI,ËSHTË PARTI BOLSHEVIKE,ME INTERESA TË THELLA PERSONALE.PARTI PA DIN E PA IMAN.NXIRRENI VETËM,ME VENDORET DHE MË 2021,DO SHIKONO QË MË 2025,KJO MUTË PARTI NUK DO EXISTOJP MË,BASHKËPUNIMI ME PD,SKA PROPBLEM,SE TË GJITHA JANË PJELLË EPPSH DHE SH ENVER E SH SALI
Ju lumte atyre keshilltareve qe kane braktisur Lesh e line te gjithe ti therresin mendjes e te largohen nga keta sharlatane qe ngordhin per Salen e Bashen duke bere nje politike te qelbur Ne lsi ka per te mbetur Mona ,cizmja ,Petritiii boll jane He me Mona qe na hiqeshe si cube e sheh si u katandise??? Apo edhe per kete e ka fajin Rama ? Po cte duheshe moj derezeze qe bere kete lloj politike se ja shkaterrove particken Likes
Thirrje gjithe antareve te Lsi te braktisin kete parti artificiale qe nuk I duhet askujt FORCA
jame plotesisht dakorte me keta keshilltare qe largohen nga kjo parti qe eshte kthyer ne bishe sapo ra nga fiku spse ata jane zgjellur qe ti sherbejne popullit dhe tekeve te partise. Pse shkalloj kryetarja qe do te hidhet ne gremin duhet ta ndjekin dhe ata , besoj jo dhe mire e kane.Kur kjo parti eshte kunder integrimit te shqiperise dhe per kete kane dale hapur bashke me PD duke lobuar kunder integrimit te vendit qe per keto ceshtje duhet te jene me te bashkuar se kurre keta zoterinj jane kunder dhe e bejne me deshiren me te madhe kete per popullin e tyre.Harame vota qe u kemi dhene.
Thirje asaj pjese te ndereshme te elektoratit te LSI sidomos te rinjve te sajte largohen sa nuk eshte vone nga kjo parti pa bosht e ideologji, kjo parti familjare qe drejtohet nga nje femer e pa edukate e ordinere qe i vetmi pasion i saj eshte adhurimi publik qe ka per krimineli Berisha.
Thirje asaj pjese te ndershme te elektoratit te LSI sidomos te rinjve te saje te largohen sa nuk eshte vone nga kjo parti pa bosht e ideologji, kjo parti familjare qe drejtohet nga nje femer e pa edukate e ordinere qe i vetmi pasion i saj eshte adhurimi publik qe ka per kriminelin Berisha.
More fund Like Floriri. Te duroi e te duroi Skrapari, por me ne fund te hodhi ne shkembinjte e Kanioneve te Osumit. Ky do te ishte fundi tend i turpshem. Skrapari do te te mbaj mend edhe per faktin qe u bere Qytetar Nderi burgaxhiun Met Muca. Si do te kesh sy e faqe o Like qe te shkelesh ne Corovode, si do te mundesh te perballesh me peshtymen e skraparlinjve. U mbulofsh me turp sa te jesh gjalle, jo vetem ti, por edhe te pjellet e te pjelleve.
Ka te drejte Adelina, sa te kene Gaqin, ish rektorin e politeknikos, nje ” ndershem” sipa parimeve te LSI, mik Special i Mones dhe Ilirit, manipulues dhe mashtrues klasi, jo or jo LSI nuk bie. Kujdes prokuroria se mos ngacmoni Gaqin! Adelina ka te drejte!
Bravo skraparllinjve qe me be fund e kuptuan kush eshte Like-Mona dhe LSI Largohuni te gjithe nga kjo parti parazitare
Respekt per keshilltaret e Skraparit! Kjo po eshte karakter skraparliu!
Ne pikepamje politike, keshilltaret e ndershem te Lsi, duhet kudo edhe ne rrethet e tjera, te injorojne qendimet ordi te Monikes por edhe te Bashkeshortit te saj hipokrit, qe sot me hile eshte President.
Vetem per qendrimin aspak dinjtoz per marveshjen me Greqin, eshte casus per cdo anetar te Lsi, ti beje naften LS I. Te dashur anetar te ndershem ted lsi, ajo vka po ndodh sot me Lsi eshte pergjegjesi direkte e I.Metes. Ashtu si i ngrit kjo parti , ashtu edhe do te perfundoi. 5 e larguar ne 2009 ishte deshmia e pare e largimit te njerezve te ndershem dhe dinjotoz mga kjo parti e ndertuar me principe te hipokrizise dhe mashtrimit. Mesa duket F.Nano dinte dicka qe e shkaterroi I.Meten ne 2002.
Ju lumtë, të gjithë duhet të largohen nga Banda e Hajdutëve të Like FLORIRIT, kryehajdutit të Shqipërisë!
Kur mbytet anija minjte e braktisin te paret.