Zyra e Vladimir Putin "mbulon" Lulzim Bashën: S'kemi lidhje me të

20 Mars 2018, 19:00Politika TEMA

Publikimi i pak javëve më parë i një artikulli nga Revista amerikane “Mother Jones”, e cila zbulonte fakte të ndikimit rus për llogari të Partisë Demokratike në Shqipëri, krijoi debate të shumta në vend.

Madje deri në akuza për kërcënim të sigurisë kombëtare. Partia Demokratike i hodhi poshtë të gjitha këto akuza, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Qëndrim të cilit ju bashkua dhe Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Por, reagimet kanë vijuar.

Vizion Plus ju drejtua Zyrës së Shtypit të presidentit Vladimir Putin, duke i kërkuar një koment mbi faktet e publikuara nga “Mother Jones”.

Në përgjigje, Kremlini nënvizon:

“Duke ju përgjigjur pyetjes suaj lidhur me informacionin e botuar në artikullin e revistës amerikane “Mother Jones”, ne dëshirojmë të theksojmë se nuk është i vërtetë”.

Edhe pse Kremilini zyrtar hedh poshtë çdo të dhënë të publikuar nga “Mother Jones”, kryeprokurorja Arta Marku, pohoi në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, se kontrata e lobimit e Partisë Demokratike, është nën hetim nga organi i akuzës.

3 komente në “Zyra e Vladimir Putin “mbulon” Lulzim Bashën: S’kemi lidhje me të”

  1. mandakalli says:

    Gjithcka eshte e pavertete deri ne momentin qe Moska zyrtare e mohon. Pastaj eshte fakt.

  2. Koba says:

    Pohimi(Mohimi) i kremlinit verteton ekzistencen e Problemit.

  3. Koba says:

    Pohimi(Mohimi) i kremlinit verteton ekzistencen e Problemit.
    Cfare ka qe nuk shkon O Z.Moderator???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje