Prona me vlerë mbi 10 milionë dhe një kompani ndërtimi, që dyshohet se janë fituar nga trafiku i kokainës. Këto u sekuestruan nga Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Sipas policisë, pronat mësohet se janë regjistruar në emër të Luan Spahiut, 53 vjeç, banues në Tiranë, raporton Klan.
Ky i fundit është dënuar në vitin 2011, nga Gjykata e Frajbugut me 5 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve të policisë, Spahiu është dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.
Paratë e fituara nga kjo linjë e trafikut të kokainës, Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit “Pinari” Sh.p.k në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë e në rrugën “Naim Frashëri”.
Në këtë rrugë, sipas policisë, Spahiu kishte ndërtuar një kompleks banimi të cilin kishte arritur ta shiste pjesërisht.
Pas hetimit të Prokurorisë, Gjykata vendosi që 32 apartamente me sipërfaqe 3400 m2 të sekuestrohen. Sekuestro u vendos edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 230 m2.
Po ashtu një vilë tri katëshe në rrugën “Hoxha Tahsim”, me sipërfaqe 340 m2, si dhe disa garazhde u sekuestruan.
Gjykata vendosi të njëjtën masë për dy sipërfaqe trojesh në rrugën “Naim Frashëri” dhe në Selitë, përkatësisht 5600 metra dhe 18 mijë m2, si dhe tri automjete të shtrenjta.
Asetet e kompanisë Pinari Sh.p.K dhe llogaritë bankare të kësaj kompanie, të Luan Spahiut dhe të të afërmeve të tij, u bllokuan deri në përfundim të procesit gjyqësor që pritet të zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Shikoni se keni dhe ca BISNESE VIP qe ngelen dike bere reklama neper TV.
Po atij Bisnesminit te bananve qe shoferi u dergonte miell partizaneve ,..cfar u be ???
Miell Kolumbie ,..jo bar lazarati
Ai boti eshte peshk i madh ,..apo nuk kapet se mund ti ngec naj hal ne fyt Ed Rames
Paska dashur te futet ne fushen e ndertimit ky .Ku te lene “uqerit me kullaro” .
Pas te te rrjepin mire mire…do te lene nje cope buke te hash edhe ti.
Shifni se mos i keni lonë ndonjë lek për mbrapa , se jua boni tetshin . S’ka prokuror e gjykatës që e len në burg , po ju tund shuku para hundës . Me pare , ai , edhe po nuk të bleu , të kërcënon në atë farë feje , që ka rrezik që të japësh dorheqje ose edhe të hikësh fare prej Shqipnije .
Pra , edhe njëherë po e përsëris . Paret sekuestrojani dhe bllokojani deri në cantesimën e fundit dhe jo vetëm të atij , por shikoni , se i ka shpërnda deri tek rrethi i shtatë sipas D’Ante Alighierit .
aty duhet nje test per budallallikun
ja paskan myll deren edhe kti t´shkretit
E PASKA KAP LAPSI KETE, SA KA SI KY SHQIPERIA,SI DUKET DIKUSH JA PASKA VEN SYRIN TOKAVE TE KETIJ, DHE PRETE TI BLEJ NE ANKAND PER 5KEKE,,,MAFJE SIPER MAFJE,,,,
po po biznesi ju aka fajin ju qe po mban ekonomine ne kembe dhe po punson njerzit ju vazhdoni keshtu se e keni mire punen!
politikanet qe kan nga nje pallat per koke dhe qe vjedhin per dite sa here qe shkojne ne pune ska problem te kapim biznesin!
Vejini gishtin kokes lereni kapitalin te mbaje ekonomine mus e luani se ju skeni as mend as vizion as strategji se ku do shkoje shqiperia
pas 5 vjetesh
pas 10 vjetesh
ose pas 20 vjetesh
e keni degjuar ndonje lider te trasmetoje vizionin e tii per 30 vitet e ardhshme sic ndodh ne perendim!
jo fajin e ka biznesi
Zotin juve dhe femijeve tuaj
He me ju lumt.Kjo eshte pune e paster dhe e guximsheme.Bravo policia.Keshtu vazhdoni te punoni,se kini dhe mbeshtetjen e popullit.Kriminelet ne burg.