Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim çështjen ndaj ish-deputetit Shkëlqim Selami, nën akuzën e “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve”.
Sipas Prokurorisë, ai ka fshehur arrestimin e tij në Itali për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”.
Prokuroria, në kuadër të dekriminalizimit, thotë se Selami nuk ka treguar për arrestimin në vitin 2006, pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Brindisit në vitin 1994, duke u përgjigjur me “JO” nëse ndaj tij ishte caktuar ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale.
Selami në Itali ka rezultuar se akuzohej për “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Prokuroria bën me dije se në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin per shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi.
“Ne kushtet kur kemi të bëjmë me
1) Një vendim gjykate për caktim mase sigurimi të padeklaruar qe ka te beje me grupin e veprave te percaktuara ne sferen e nenit 2 pika 1 te ligjit“Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksionepublike”, per te cilin personi nen hetim kamarre dijeni pasi ketij personi i eshte dhene nje kopje ne momentin qe eshte ekzekutuar kjo mase.
2) Me nje vendim qe Gjykata e Brindizit nuk eshte shprehur per pafajsi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatet qe e kane perfaqesuar ne kete gjykim,kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai.
Arrihet ne përfundimin se këto dy rrethana kanë qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehur i si rrethana te cilat kane te bejne me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo te funksionit.
Ne keto kushte, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka derguar për gjykim proçedimin penal ish-deputetin i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal”, bën me dije Prokuroria.(TemA)
Mos se na …. .
Si osht puna ? Ju jeni pa punë fare dhe luani derën me ra në sy me këtë Çimin e vorfën . Rrini mre pashi zotin , se me të tilla denoncime aq shumë jena fry , sa po na vijnë zorrët në fyt .
Ca eshte ky mo,..filmi i rradhes per hapjen e negociatave ,.gjoja sistemi ne Drejtesi funksionon.
Kjo eshte tallje nga sistemi i Drejtesise dhe duket qart e kapur nga politika per lojrat e tyre te rradhes ,..Shqiperia ka plot ngjarje qe kan peshe te madhe dhe renkojne.
Qe nga kocesionet korrupsioni droga vrasjet shtetrore gardeci
Kjo nuk eshte asgje ,.ndaj atyre qe permenda
E ka padit Ilir forini dhe krye..va e tij bre burra.
Ngeli pa leke andej nga Italia dhe jfap u hap dera menjehere ketej nga likja
Sic dihet likja e ka deren e madhe per fitime dhe nuhatja e Cimos skishte si ta humbiste rastin
Por tani Cim vellaj po i humbin vulat edhe likes edhe mones se ato qe humbe ne Itali e kish policia qe nuk te la te punosh me vulat qe i kishe vene me djerrsen e ballit te likes tend
ky i vorfon nuk eshte por nje moster ……
Epo keshtu fillon, ajo e shkreta, pak e nga pak…, pse nuk e ka deklaru ky fare deputeti???