Ky është momenti kur dy anije gjigante përplasen në një port, ku nga goditjet e fort kontejnerët me mallra bien në ujë.
Përplasja ka ndodhur në portin Karaçi në Pakistan, i cili ka ndalur përkohësisht punën, pasi dy anijet transportuese u përplasën gjatë të hënës mbrëma.
Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet një anije transportuese e madhe që po ankorohet ndërsa anija tjetër ishte ankoruar pranë dhe nga goditja të gjithë kontejnerët e mëdhenj u rrëzuan në det.
Raportohet se ishte anija gjermane e kompanisë Hapag-Lloyd, e cila u përplas me anijen e ndalur në port, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te kjo përplasje.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por sipas raporteve, njëzet e një kontejnerë të anijeve ra në oqean, ndërsa punonjësit e portit shikojnë skenën të habitur.(TemA TV)
Me duket se pash pakon time nga Kina aty. ?
Nje anije e ankoruar eshte nje anije qe ka hedhur spirancen dhe qendron ne rade…, anija eshte e lidhur ne port. Sa per arsyen qe shkaktoj aksidentin eshte shume e qarte, gabim i pilotit.