VIDEO emocionuese: Propozimi tejet i veçantë për martesë me “thesarin nëntokë”, mos e humbisni

21 Mars 2018, 15:11Lifestyle TEMA

Kur vjen puna tek propozimet për martesë çiftet mendojë mënyra nga më të veçantat për të surprizuar parnerët e tyre.

Dhe kështu ka vepruar një burrë në SHBA i cili ka propozuar për martesë të dashurën e tij në një mënyrë tejet gjeniale dhe emocionuese njëkohësisht.

Në mes të pyllit ai fshehu një kuti druri të vjetër, të cilën e bleu në një dyqan antik, dhe vendosi brenda saj unazën.

Më pas e groposi kutinë diku mes pemëve në një pyll.

Teksa ai po bënin një ecje me të dashurën e tij Lisa, burri u hoq sikur gjeti papritmas këtë kuti të rrallë

Në kuti shkruhej një proverb i Biblës në lidhje me gruan si dhe viti 1800.

Pas disa minutash përpjekje për ta hapur me kujdes, burri suprizoi jashtë mase të dashurën e tij, pasi në të ishte unaza që ai do t’i propozonte për martesë.

Pasi pa unazën Lisa u emocionua aq shumë sa filloi të qante menjëherë. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje