Një incident i çuditshëm i mori jetën një personi në një kinema në Birmingham, Britani e Madhe.
Ai kishte shkuar në kinemanë luksoze “Vue” për të parë një film, por në një moment i ka rënë telefoni nga dora dhe është përkulur ta marrë.
Por në këtë moment, pjesa e veçantë ku mbështeten këmbët i ka zënë kokën.
Pavarësisht përpjekjeve të partneres dhe stafit për ta çliruar, është dashur thyerja e mbështetëses për ta çliruar.
Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë pak ditë më vonë.
“Vue” është një kinema luksoze shumë e frekuentuar.
Incidenti i rëndë ndodhi në ulëset e klasit të parë.(TemA TV)