Veliaj: Keqardhje që opozita nuk erdhi të mbillte një pemë për qytetin. Propozimi im është puna, jo gjumi

22 Mars 2018, 21:21Sociale TEMA

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se aksioni i ndërmarrë për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet gjithnjë e më shumë po kthehet në një trend që po mbështetet nga të gjithë. Teksa deklaroi se fushata është shtyrë gjer më 22 prill, Veliaj komentoi në emisionin “Real Story” edhe zërat kritikë që sipas tij ndonëse e quajnë veten ambjentalistë, nuk kanë mbjellë ende një pemë për qytetin dhe për të brezat e ardhshëm. “Ne e kemi shtyrë deri në datën 22 prill. Kemi sot teksa flasim 145 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që akoma s’i kanë mbjellë sepse ka pasur një fluks.

Kush shkon te këndet e lodrave, edhe ata që sherrosën për këndet e lodrave, sot, disa të kamufluar me një kasketë detyrohen të çojnë fëmijët, se fëmijëve u pëlqen, fëmijët s’pyesin çfarë fiksimesh politike, apo inatesh. Pra në këtë sens duhet më pak histeri, më shumë punë. Ndonjëherë u them njerëzve për këta që kritikojnë: Po mirë more, Zoti ua shtoftë inatin – por ambientalistë që rrinë vetëm nëpër studio, që flasin si gjithologë, unë nuk kam parë. Njerëz që dalin deh vetëm protestojnë, por nuk mbjellin një pemë, nuk vijnë në një aksion pastrimi. Një nga keqardhjet e mia, ishte që asnjë nga opozita nuk erdhi të mbillte një pemë, përkundrazi”, tha Veliaj, teksa thekson se propozimi për qytetarët e Tiranës është për më shumë punë.

“ E them shpesh që unë këtë punë dashuroj. Njerëzit në mandatin përpara këtij, ishin të mërzitur me një kryetar që flinte gjumë. Pra gjëja e parë që thoshin: është përtac, fle, gërhet. Në momentin që ti ke këto sinonime dhe pritshmëritë e tyre ishin për dikë që punon, që përvesh mëngët, që është prezent në çdo orë të ditës, që qyteti jeton 24 orë, që janë hapur disa kantiere, ishte gjëja që donin. Nëse njerëzit prisnin punë, morën punë. Për këdo që votoi për punë, punë ka pasur. Dhe propozimi im është të kemi akoma më shumë punë”, deklaroi kreu u Bashkisë.

Një kontribut të rëndësishëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet kanë dhënë dhe qytetarët dhe kompanitë. Veliaj shprehet se kjo shifër arrin deri në 4 milionë euro. Kryebahskiaku Veliaj deklaroi se pas zgjerimit të Tiranës, është më shumë përgjegjësi, por edhe një privilegj. “Një nga gjërat që unë kam në memorien time, të Edi Ramës në krye të bashkisë, ishte kjo fushata e pemëve.

Sot, zgjerimi i Tiranës, sigurisht është më shumë përgjegjësi. Do të thotë që edhe mundësia për t’u zgjeruar, për të bërë një Pyll Orbital përreth unazës së madhe, sigurisht që është privilegj, përgjegjësi, por është edhe mundësi. Dhe në dallim nga skenarë të tjerë, fati im është që unë punoj me Edi Ramën. Të punosh me një kryetar të qeverisë dhe që ka qenë menaxher qyteti dhe që di ekzaktësisht ku janë nevojat, sigurisht që puna ime është më e lehtë, sesa kur Edi Rama punonte me Sali Berishën fjala vjen dhe disa prej projekteve bllokoheshin”, tha Veliaj.

8 komente në “Veliaj: Keqardhje që opozita nuk erdhi të mbillte një pemë për qytetin. Propozimi im është puna, jo gjumi”

  1. Mirel says:

    LALI, mos çaj kokë vëlla!
    Opozita e ka ndarë mendjen të rrijë edhe 8-vjet,atje ku është.!?? TI VËREJ PUNËN !?

  2. Mos u merzit Erion se do vijne shpellaret per ti prere.

  3. Neimi nga Bulqiza says:

    Lali Eri o legjendar ti je Nasdtradini yne!

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Ti nuk do peme , ti je mesuar ta fusin me kar kokes , vecse keshtu kupton koka jote me cepa …..

  4. drita says:

    Po hajde o Erion ne Elbasan se nuk u mbool nji peme e hajrit ketu .Edhe ne bulevardin kryesor Te gjithe pemet, manjolat e thara prej 5 vjetesh nuk i zevendeson bashki.a.As nuk kerkon llogari ne kete bashki,vecse kane zili ndaj teje.Qazimi nuk ndihet por ka egoizem e percmon punen tuaj

  5. romeo says:

    Ti e mat veten me opoziten,o i pa afte delirant e nuk e mat me ato cfare thote populli per ty!
    Dy pyetje per ty:
    1-Pse nuk ben asnjehere pritje populli?
    2-Pse nuk merresh me ankesat e popullit?
    3-Pse nuk ke bere asnje lek investim ne Yzberisht (KMY)?
    Pse UKT vjedh qytetaret korrekte kur hajdutet e ujit qe nuk paguajne prej vitesh asnje lek hesht?
    4-Pse UKT e shet ujin per te pijshem kur ai eshte i pa pijshem?A nuk eshte vjedghje masive kjo?
    5-Pse ngele duke dale ne tv cdo dite,si brigadier kooperative kur qytetaret te kane votuar per te drejtuar qytetin me mendje e jo me lopate?
    Se fundi:Ti je i pa afte dhe delirant i pa pare medatik,prandaj ke investuar atje ku te behet ty reklame e jo te na sherbesh ne qytetareve!
    Me kete mund te mashtrosh vetem militantet tru shplare dhe servilet qe ke rreth vetes.
    Harram e pac voten time!

  6. Savon says:

    O lal Eri!
    Aksionet jane metoda komuniste e nuk mbjell asnje kryebashkiak ne bote peme neper kodra duke lene zona te tera banimi ne qytet pa asnje peme!
    Qytetaret paguajne taksa gjithe vitin,por ti i perdor per reklamen tende e jo ne sherbim te qytetareve!
    Eshte turp te mbjellesh peme ne Farke ku nuk banon asnjeri dhe ne Yzberisht me 50 mije banore nuk ke mbjelle asnje peme,nuk ka asnje lulishte,asnje kend lojrash,asnje cerdhe e kopesht shteteror dhe rruget plot gropa me balte etj!
    Kurre mos te pafshim me ne Bashki!

  7. Lili says:

    Sicili prioritetet e veta: permbjytet vendin ne kater anet,po prioriteti i kryebashkiakit te kryeqytetit te Shqiperise eshte te mbjell peme…
    Pak perkrahje per qytetet qe permbyten per t’i dhane drite Tiranes,se shkarkimet po ndikojne ne permbytjet edhe pse qeveria nuk e pranon kete, do ishte ma me vlere se a erdhi a jo opozita me mbjell peme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje