Zbardhet harta e zonave në bregdet që do të preken nga pezullimi i tapive të tokës

22 Mars 2018, 16:12Sociale TEMA

Pezullimi nga qeveria i dhënies së tapive për trojet e dhëna me ligjin 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërrmarjet bujqësore do të bëhet vetëm në vijën bregdetare.

Harta e publikuar nga qeveria, dhe ajo paraqet një vijë ndarëse përgjatë gjithë bregdetit, dhe praktikisht përfshin gjithë tokat me vlerë që nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në kepin e Stillos në kufirin jugor të vendit me Greqinë.

Vendimi për mosregjistrimin e trojeve të dhëna përmes komisioneve të shpërndarjes së tokave përfshin shumë fshatra bregdetarë, në jug, zonat lagunore të Divjakës, Shëngjinit, Nartës, dhe Velipojës. Me njolla të kuqe janë shënjuar edhe gjiri i Porto-Palermos në Himare, Gjiri i Lalëzit apo bregdeti i Ksamilit përballë ishullit të Korfuzit. Praktikisht harta përshfin zonat me trojet më të lakmuara në Shqipëri, dhe sipas qeverisë pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike.

Tokat që do të futen në këtë fond do t’u jepen më parë investitorëve. VKM mbart shumë pikepyetje pasi një e drejtë e dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendim qeverie. Parelelisht ekzekutivi ka ngritur një strukturë që do të evidentojë tokat shtetërore në bregdet, task forcës do të filtrojë të gjitha tokat në një gjerësi prej 1 kilometri e gjysmë nga bregu i detit. /tch/

2 komente në “Zbardhet harta e zonave në bregdet që do të preken nga pezullimi i tapive të tokës”

  1. dora says:

    I gjithe bregdeti duhet te merret nen juridiksionin e qeverise, ,,sepse po e marrin katunaret e po bejne kioska dhe lokale te shemtuara…

  2. piktori says:

    Diktatorët e rinj (të majtë e të djathtë), mbasi na morën taksat për 27 vjet për ca toka të cilat as nuk mund ti shisnim dot, mbasi na detyruan të marrim arratinë nga shtëpitë tona për ti shpëtuar varfërisë ekstreme në të cilën na lanë prej babëzisë së tyre, pasi na vodhën lekët me firmat piramidale, prapë nuk u ngopën. Tani na i marrin fare për tua falur “investitorëve strategjikë”.

    Pse këta “investitorë strategjik” nuk vinë ti blejnë siç do bënin në çdo cep të botës, në çdo vend të botës këtë duhet akoma ta kuptojmë.

    Turp për ne që pranojmë këta kllounë si prirësa tanë.

    Të rrojë partia dhe “miqtë e tyre strategjik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje