Kujdes! Moti do t'ju prishë planet, ja parashikimi i fundit i meterologëve

24 Mars 2018, 10:11Sociale TEMA

Shumë prej jush mbase kanë kanë bërë plane për fundjavën dhe moti është një ndër elementët kryesorë.

Ndërkohë, meterologët janë skeptikë mbi qëndrueshmërinë e kohës ku parashikojnë luhatje të temperaturave dhe intensifikim të reshjeve.

Meteoalb thotë se “E shtuna vijon me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta duke sjellë reshje të përkohshme shiu në ultësirën perëndimore ndërsa mbeten prezente reshjet e dëborës në zonat malore.

Vonë në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në territor. Temperaturat ulen me 1 – 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të lehtë termike.

 

E diela në pjesën e parë të saj, paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të pakta në zona të izoluara ndërsa pjesa e dytë e ditës, kryesisht mbrëmja sjellin fuqizim të përkohshëm të reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke ngjitur maksimumin në rang vendi, mbi 17°C.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje