Nga sot "Rruga e Kombit" me pagesë, ja tarifa që duhet të paguani

25 Mars 2018, 09:25Sociale TEMA

Çdo automjet që do të kalojë sot në Rrugën e Kombit është i detyruar që të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Në fakt në mesditë do të kryhet testi i parë, në sportelet e vendosura posaçërisht për taksimin e rrugës, ndërsa taksa do te aplikohet në katër sportele, dy për hyrjet dhe dy të tjerë për daljet në këtë rrugë.

Mëngjesin e sotëm janë vendosur trarët, në mënyrë që testimi në mesdite të jetë gati për t’u kryer. Burime nga Ministria e Transporteve i thanë Report TV se “në bazë të pikës 11 të kontratës me firmën koncesionare pagimi i taksës së rrugës dhe përdorimi i autostradës do të thotë se koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës. Të njëjtat burime theksojnë se në bazë të kontratës kompania koncesionare mund të kishte taksimin për këtë Rrugën e Kombit që kur ka hyrë në fuqi kontrata.

Dhënia me koncesion të tilla rrugëve ku paguhet një taksë e caktuar është një praktikë ndërkombëtare e cila shërben për mbulimin e kostove të koncesionarit për mirëmbajtje dhe kushte më të mira të sigurisë.

Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

3 komente në “Nga sot “Rruga e Kombit” me pagesë, ja tarifa që duhet të paguani”

  1. Politikane kurva says:

    Nga viti 1998 e kemi deri ne 2014 e kemi paguar taksen e rruges se kombit. Mbas 2014 shteti jon i fuqishem dhe shume i ndershem na mban 1100 leke per çdo liter nafte apo benzine. Dhe tani duhet dhe te bejme miliarder oligarket e ketij shteti te qelbur. Kur nuk dini ti menaxhoni dhe vetem te vidhni kete popull, mos shtoni kot taksa sepse asnjehere nuk do ju dalin.

  2. frekuentues i rruges se kombit says:

    Do te kete ndonje kontroll si do te shpenzohen keto para ,apo marifetet shqiptare beje nje cope dhe sheno 1 km.

  3. Lid says:

    Na ktheni mbrapsht taksen e majkos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje