Po vjen “Hanibali”, një i nxehtë i pazakontë pritet të prekë Shqipërinë

25 Mars 2018, 11:31Sociale TEMA

Jeni mërzitur me këto ditë me shi? Mos u shqetësoni se shumë shpejt vjen i nxehti.

Sipas mediave italiane dhe Meteo.it, agjencia meteorologjike në vendin fqinj, një valë e nxehti afrikan do të mbërrijë në Mesdhe, Gadishullin Apenin dhe atë të Ballkanit në periudhën midis fundi të marsit dhe fillimit të prillit.

Stuhia e ngrohtë quhet ‘Hannibal’ dhe do të mbërrijë nga Afrika rreth të shtunës, më 31 mars, duke sjellë për Pashkët temperatura akoma më të pazakonta se aktualet dhe që do t’i përngjajnë më tepër verës sesa pranverës.

Anticikloni do të ushqejë në ajër një rrymë të nxehti, që e ka burimin nga shkretëtira Saharasë dhe temperaturat mund të arrijnë deri në 33 ° gradë në jug e deri në 26/27 ° në pjesën qendrore të vendit.

Ndryshe nga Shqipëria, Italia dhe shumë vende të tjera që do të prekë “Hannibali”, ku i ngrohti do të jetë i denjë për të bërë plazh, Evropa veriore dhe perëndimore do të vazhdojë të dominohet nga rryma ajrore të ftohta atlantike, që do të sjellin shi dhe dëborë.

4 komente në “Po vjen “Hanibali”, një i nxehtë i pazakontë pritet të prekë Shqipërinë”

  1. NJE POPULL says:

    Do kursejme drute ?!!!! Te shohim .

    1. Edkari says:

      Duhet te vije nje Avni Rustem te shpetoj Shqiperine nga maskarai me brekushe.

  2. e says:

    harta italiane nuk e ka Kosoven
    pas sllaveve, pepinot dhe frrongjt jane shqiptarofobet me te medhenj te evropes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje