Zajmina emocionohet në emision, tregon çfarë i ndodhi pas lindjes së vajzës

25 Mars 2018, 09:30Lifestyle TEMA

Këngëtarja Zajmina Vasjari është bërë nënë për herë të parë vetëm pak kohë më parë.

Në intervistën e parë të saj pas lindjes në “Xing me Ermalin” rrëfeu eksperiencën e saj si nënë e re.

Ajo tha se ka patur një shtatzëni të mbarë, por pas lindjes tregoi se ka kaluar një “sklerozë” të lehtë siç e quan vetë ajo pasi harronte shumë.

“Jo nuk kam mbajtur dietë. Unë nuk kam marrë shumë kile gjatë shtatzënisë, kam marrë vetëm kilet e bebit dhe ujërat. Kam patur një shtatzëni të mbarë, nuk kisha neps.

Të bërit nënë është kënaqësia më e bukur që mund t’i ndodhë një femre. Ishte një eksperiencë e re për mua dhe ditën e dytë kur linda kam qarë sepse po qante goca.

Pas lindjes më ndodhi po ashtu një tip skleroze e lehtë pasi harroja shumë”, tha këngëtarja.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje